Aktualitet

Me gjak në fytyrë e i dhunuar, Adriatik Lapaj nxjerr fotot e koreografit: Ja në ç’gjendje e gjeta në komisariat zoti krye

20 Dhjetor 2020, 15:37 Nga DOSJA
Me gjak në fytyrë e i dhunuar, Adriatik Lapaj nxjerr fotot e

TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka publikuar disa foto të korografit Donald Martini, i cili shihet me shenja dhunë në kokë dhe fytyrë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Lapaj kërkon që kryeministri Edi Rama të dalë në protestë për Donaldin që është paqësor.

Në status ai shkruan gjithashtu se Martini është dhunuar nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe se ka qenë ai vetë që e ka gjetur në këtë gjëndje në komisariat. Sipas Lapajt, dhunimi ka ndodhur në sy të të paktën dy personave të tjerë të cilët e kanë dëshmuar zyrtarisht përpara oficerëve të Policisë së Shtetit dhe se e kanë goditur me këmbë në ballë, poshtë dyrit, në hundë dhe nofull.

Statusi i plotë: DHUNA NË ZYRAT E SHTETIT NGA PUNONJËSIT E SHTETIT ËSHTË E PAPRANUESHME. Z. Kryeministër protesto për Donaldin paqësor! Në këtë gjendje e gjeta mbrëmë Donald Martini-n në komisariat. Ai është një prej koreografëve më të mirë shqiptarë, pedagog në liceun artistik. Pikërisht dje ai mori një çmim prestigjoz në një festival filmi me një etyd kërcimi ku kish realizuar koreografinë, në Los Angeles në USA. Pas çmimit u dhunua. Këtë shoqëri duam? Kështu do vazhdojmë? Përtej politikës dreqi e mori, jemi njerëz. Dhunimi ka ndodhur në sy të të paktën 2 personave të tjerë të cilët e kanë dëshmuar zyrtarisht përpara oficerëve të Policisë së Shtetit që dua ta theksoj kanë kryer veprimet konform ligjit dhe me shumë qytetari ndryshe nga punonjësit që kanë bërë shoqërimin. P.s goditje ka marrë në ball, poshtë syrit të djathtë, te ana e djathtë e hundës dhe nofull ku dhe është çarë. Goditja ka qenë me këmbë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet koreografi donald martini donald martini dhunohet koreografi donald martini donald martini

Sondazh

Poll