Aktualitet

1088 të vdekur/ Ndërrojnë jetë 14 persona brenda 24 orëve, identifikohen 461 raste të reja me Covid-19, MSH-ja, apel për

20 Dhjetor 2020, 15:51 Nga DOSJA
1088 të vdekur/ Ndërrojnë jetë 14 persona brenda 24

SHQIPËRI– 1088 viktima, 23 mijë e 794 të infektuar aktivë dhe 28 mijë e 121 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 14 persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19.

7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 45-89 vjeç, nuk ja kanë dalë dot t’i mbijetojnë infektimit me Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1927 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 461 qytetarë, një numër i ulët krahasuar me ditët e mëparshme. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 192 raste në Tiranë, 65 raste në Shkodër, 42 raste në Fier, 33 raste në Vlorë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Dibër, 14 raste në Berat, 11 raste në Korçë, 10 raste në Elbasan dhe Lushnje, 6 raste në Lezhë, 5 raste Malësi e Madhe dhe Kavaja, 4 raste Gjirokastra, 3 raste në Kurbin, Kamëz, Peqin, Klos, Kuçovë, 2 raste në Vau Dejës, Mallakastër, Tropojë, Kukës, Krujë, 1 rast në Skrapar, Bulqizë, Tepelenë, Mat, Rrogozhinë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 290 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,121 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të festave të fundvitit ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskë  mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik dhe higjenën  personale. Festoni brenda familjes tuaj të vogël, vetëm në këtë mënyrë mund të kemi festa të shëndetshme dhe të parandalojmë përhapjen e virusit SARS-COV2.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (20 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore         461
Të shëruar në 24 orë      290
Të shtruar në spitale      391
Humbje jete në 24 orë   14
Testime ditore              1927

Testime totale            238,715
Raste pozitive            53,003
Raste të shëruara      28,121
Raste Aktive               23,794
Humbje jete               1088

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12801
Fier  1734
Durrës  1340
Shkodër    1337
Vlorë      1119
Korçë    1102
Elbasan  981
Berat  962
Lezhë  939
Gjirokastër  565
Kukës  487
Dibër  427

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll