Aktualitet

Shkrumbohet tërësisht makina në Sauk, shpëton mrekullisht shoferi

20 Dhjetor 2020, 15:45 Nga DOSJA
Shkrumbohet tërësisht makina në Sauk, shpëton mrekullisht

TIRANË– Një automjet ka marrë flakë dhe është shkrumbuar tërësisht. Ngjarja ka ndodhur në periferi të kryeqytetit në Sauk. Dosja.al ka sjellë edhe foto nga vendi i ngjarjes ku shihet zjarrfikësja që po shuan flakët.

Gjithsesi, mësohet se pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikëses, makina është shkrumbuar tërësisht, ndërsa drejtuesi i saj me inicialet K.Sh., ka shpëtuar mrekullisht.

Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 20.12.2020, rreth orës 16:16, në Autostradë në drejtim te TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin K.Sh., ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka probleme për drejtuesin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të renies së zjarrit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sauk shkrumbohet makina ne sauk tirane sauk shkrumbohet makina ne sauk tirane

Sondazh

Poll