Aktualitet

Vrasja e Xhulio Prelës, del emri i personit të dytë të dyshuar për ngjarjen

20 Dhjetor 2020, 13:36 Nga DOSJA
Vrasja e Xhulio Prelës, del emri i personit të dytë të

TIRANË– Personi tjetër i dyshuar për vrasjen e Xhulio Prelës është identifikuar si Brilant Martinaj. Ky i fundit ndodhet jashtë shtetit, në kërkim nga policia për ngjarjen e rëndë.

Dosja.al bën me dije se Martinaj do të vijë ditën e hënë për të dhënë sqarime për ngjarjen që akuzohet. Policia ka si të dyshuar Marinajn dhe Nikoll Sherrnikun pasi ishin të pranishëm në zonën ku ndodhi vrasja e efektivit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit. Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”. Sipas familjarëve të tij, i riu ka pasur konflikte për shkak të detyrës, ndërkohë që nuk përjashtohen as pista të tjera. Së fundmi është mësuar se i riu kishte marrë borxh, një pistë kjo që është hetuar por është rrëzuar nga grupi hetimor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brilant martinaj vritet xhulio prela brilant martinaj vritet xhulio prela

Sondazh

Poll