Aktualitet

Nga kush ka frikë Rama? Shkodra në ‘shtetrrethim’, shoqërohet një person me aftësi të kufizuara (Foto+VD)

26 Prill 2019, 14:43 Nga DOSJA
Nga kush ka frikë Rama? Shkodra në ‘shtetrrethim’,

SHKODËR– ‘Blindohet’ Shkodra. Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Shkodrës, nga ku pritet edhe të zyrtarizojë kandidaturën e prefektit Valdrin Pjetri për Bashkinë në zgjedhjet lokale të qershorit. 

Për shkak të vizitës së kryeministrit, Shkodra është ‘blinduar’ nga forcat e policisë dhe nga Garda e Republikës. Këta të fundit kanë mbushur tarracat më të larta të qytetit, me qëllim ruajtjen e rendit. 

Edhe në rrugë, forcat policore nuk janë të pakta. Gjatë kontrolleve, ato kanë shoqëruar në Komisariatin e policisë edhe një një person me aftësi të kufizuara.  Mësohet se Gjergj Çuni është shoqëruar në Komisariatin e qytetit.

Madje në qytet 4 zjarrfikës janë shoqëruar në polici me pretendimin se po prishnin mitingun e kryeministrit Rama, në kuadër turit “Bashkia që Duam”.

Rama është pritur me protesta nga PD në kryeqendrën e veriut. Militantë të PD, qytetarë të Shkodrës dhe ish-deputetë kanë qenë të pranishëm, dhe janë përplasur me policinë. Protestuesit kanë djegur goma. Kryeministri ka reaguar përmes rrjeteve sociale dhe thotë se protesta organizohet nga udhëheqës që e çuan PD në qorrsokak.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama rama ne shkoder shoqerime ne shkoder edi rama rama ne shkoder shoqerime ne shkoder

Sondazh

Poll