Politike

Aksi rrugor Berat-Ballaban, Këlcyrë/ Blendi Klosi: Do bëj të mundur zhvillmin e turizmit, potenciali ekonomik i qytetit do t

19 Dhjetor 2020, 16:34 Nga DOSJA
Aksi rrugor Berat-Ballaban, Këlcyrë/ Blendi Klosi: Do bëj të

BERAT- Ministri i Turizimit, njëherësh edhe deputet i qarkut të Beratit, Blendi Klosi i cili ka qenë i pranishëm tek studim-projektimi për aksin Berat-Ballaban, ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge është një premtim i mbajtur ndaj banorëve të zonave ku ajo kalon. Ndër të tjera ai ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge do të shërbejë për nxitjen e turizmit pasi këto zona ofrojnë mundësi të shumta.

“Është një rrugë që ka qenë prej shumë vitesh kërkesë e komunitetit. Ka qenë shumë e frekuentuar. Bën lidhjen mes Beratit dhe qarkut të Gjirokastrës. Rruga është deri në Ballaban. E bën një rrugë shumë të rëndësishme. Është një rrugë fantastike në peizazh. Kur kjo nuk është në standarte të larta, aty kalojnë shumë persona. Rruga vjen si një premtim i kryeministrit. E kemi rikthyer Beratin në një zonë të rëndësishme për kalimin. Në Berat kemi investime përsa i përket hotelerisë. Realizimi i kësaj unaze do rrisë dhe nivelin e hotelerisë, do rritet numri i turistëve ditorë” – tha Klosi.

Ndërkohë, Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho në fjalën e mbajtur, bëri të ditur disa detaje teknike sa i takon ndërtimit të këtij aksi. Ai është shprehur se për ndërtimin e këtij segmenti rrugor janë hartuar dy variante, ku pas shqyrtimit do të zgjidhet varianti më i përshtatshëm dhe që plotëson kushtet teknike dhe financiare.

“Morëm angazhimin si Autoriteti Rrugor Shqiptar për të bërë këtë projekt ambicioz, i cili është i kategorisë F, me një karrexhatë me dy korsi nga 3 metër. Kemi dy variante të prezantimit. Do të kalojmë në gjurmën ekzistuese, do përmirësojmë rrezet e kthesave dhe gjeometrinë e të gjithë rrugës. Projekti ka në konsideratë zvogëlimin e distancës kohore, lehtësinë e lëvizjes dhe sigurinë rrugore, si dhe shpejtësinë e lëvizjes”, sqaroi drejtori Verdho.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi ergys verdho blendi klosi ergys verdho

Sondazh

Poll