Aktualitet

HARTA LIVE/ Kthjellime dhe vranësira përgjatë orëve të ditës, pasditja sjell reshje shiu në disa zona të vendit

20 Dhjetor 2020, 06:34 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Kthjellime dhe vranësira përgjatë orëve të

TIRANË– Dita e dielë parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh.

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme mbizotërojnë motin gjatë paradites. Por pasditja sjell shtim të vranësirave në Jugperëndim duke rrezikuar dhe ndonjë shi në sasi shumë të pakët.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 20 dhjetor 2020 parashikimi i motit 20 dhjetor 2020

Sondazh

Poll