Aktualitet

Detaje të reja nga masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/ Telefonata e fundit e Teuta Pashos, ish-e dashura e Taulantit: Nuk j

19 Dhjetor 2020, 19:35 Nga DOSJA
Detaje të reja nga masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/

ITALI- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja makabre e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali. Në intervistën e realizuar nga emisioni “Pa Gjurmë” njëra nga vajzat e çiftit Pasho pohoi se personi i fundit që takoi prindërit ishte ish-e dashura e vëllait të vetëm Taulantit, Elona, por kjo e fundit e ka kudërshtuar një gjë të tillë.

Në një komunikim nga emisioni “Pa Gjurmë” me Elona Kaleshin përmes Messenger-it, ajo ka thënë: Nuk jam personi i fundit që i kam parë, për pjesën e tjetër flisni me avokatin tim. 

Ndërkohë avokati i saj Federico Febbo, ka thënë se Elona është në pritje të policisë për të dhënë dëshminë e saj.

“Vajza është duke pritur një telofonatë nga hetuesit. Së pari ajo do të jap intervistën për të.”– ka thënë ai.

Sakaq siç bëhet e ditur në emisionin “Pa gjurmë” se 48 orët e fundit të çiftit shqiptar, tashmë  janë fusha ku po përqendrohen hetimet e policisë, por kjo e fundit ka thënë se pa përfshirjen e Elonës, të dashurën Taulantit nuk mund të kryhen hetime të mëtejshme. Ndërkohë mësohet se pasditen e fundit Teuta do të fliste me motrën e saj në telefon ku shprehej e lumtur për daljen e djalit nga burgu.

“Po të bëj një tiramisu për Taulantin”, kjo është fjalia e fundit që ajo i tha së motrës, ndërkohë që po përgatitej për të pritur djalin, që do të lirohej nga Sollicciano më 2 nëntor.

Sakaq, Elona në atë kohë jetonte me Taulantin dhe në atë apartament, ajo do të kishte pritur prindërit e tij për drekë, por nuk u paraqitën asnjëherë.

Çifti shqiptar ka tre fëmijë Dorinën, Viktorian dhe Taulantin. Ky i fundit, u arrestua në moshën 28-vjeçare dhe u burgos në burgun Solliciano, në zonën ku dhe u gjetën 4 valixhet me trupat e masakruar të prindërve të tij. Sipas mjekëve, trupat e tyre qëndruan në valixhe ndoshta edhe me vite. Tashmë, pas publikimit të të dhënave të fundit, hetuesit kanë konstatuar se Taulanti është në Zvicër, ku u arrestua përsëri. Ndërkohë janë në pritje rezultatet e kriminalistikës nga shenjat e marra në pëlhura, batanije  në të cilat ishin mbështjellë mbetjet e kufomave.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet çiftit shqiptar shpëtim dhe teuta pasho çiftit shqiptar shpëtim dhe teuta pasho

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Dhjetor 2020, 16:56

SPANJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ndjeshme në një re...