Aktualitet

Dy operacione të bujshme! Pse lidhet vrasja e shqiptarit në Spanjë me mafian ruse, ku shkeli në ‘dërrasë të kalbur’?

19 Dhjetor 2020, 19:59 Nga DOSJA
Dy operacione të bujshme! Pse lidhet vrasja e shqiptarit në

SPANJË– Një tjetër shqiptar është vrarë jashtë kufijve të vendit. Mbrëmjen e djeshme, 42-vjeçari ende i paidentifikuar, është qëlluar për vdekje me 5 plumba nga një person imaskuar. Mediat vendase kanë bërë me dije se Policia spanjolle si pistë kryesore po heton larjen e hesapeve por nuk dihen detaje të tjera.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë filluar dhe pista kryesore është ajo e “spiunimit”, pasi nëntorin e shkuar 6 persona u arrestuan në të njëjtën zonë për falsifikim dokumentesh, trafik droge dhe grup kriminal. Mes të arrestuarve kishte edhe shqiptarë. Megjithatë nuk është bërë me dije nëse viktima ishte pjesë e grupit, apo një nga elementët që u përdor për shkatërrimin e tyre.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë në vend, u prangosën disa anëtarë të dyshuar se kanë lidhje me mafian ruse që operon në vend. Të gjithë u prangosën për akuzën e pastrimit të parave mes tyre edhe ish-këshilltari i Alteas, Jaime Selles. Gjatë operacionit, efektivët spanjollë hynë dhe kontrolluar 18 shtëpi, duke gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, 300 mijë euro të thata, diamantë dhe para.

Por cili është roli i shqiptarit në dy operacionet që përmendin mediat spanjolle? Mos vallë 42-vjeçari është kthyer në të “penduarin e drejtësisë” dhe ka treguar bashkëpunëtorët, apo ka probleme të tjera që nuk kanë lidhje me to.

42-vjeçari përmendej si një person me precendetë penale, ndaj nuk është e habitshme që të ketë shkelur në ndonjë ‘dërrasë të kalbur’. Megjithatë puna për zbardhjen e ngjarjes ka nisur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet shqiptari ne spanje spanje ekzekutohet shqiptari ne spanje spanje

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Dhjetor 2020, 16:56

SPANJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ndjeshme në një re...