Aktualitet

“Më vrau, këta janë kriminela”, Sigurohet video e plotë e dhunës së të rinjëve në komisariatin e Bulqizës: Shiko s

19 Dhjetor 2020, 20:01 Nga DOSJA
“Më vrau, këta janë kriminela”, Sigurohet video e

BULQIZË- Është siguruar, video e plotë ku policia në Bulqizë ka dhunuar dy të rinjtë në komisariat. Faxnews ka siguruar videon e plotë në ambientet e rajonit të policisë, aty ku është ushtruar dhe janë dhunuar fizikisht dy të rinjtë.

Siç shihet në video janë dy policë dhe dy të rinjët ku njëri prej tyre i është drejtuar efektivit: Shiko si e keni bërë, ça ju bëri, pse e rrahët ashtu, sakaq dëgjohet ndër të tjera duke thënë:  Më vrau, më vrau policia, policia e Bulqizës. Pse e vratë çunin, ishim në punën tonë në hallin tonë shife çfarë na keni bërë. Nuk kemi prek njeri me dorë ne. Këta janë kriminela, këta janë dhunusa. Urdhëro policia që duam, urdhëro policia e Bulqizës.

 

Ndërkohë, që policia ashtu siç shihet në video nuk flet dhe nuk reagon pas fjalëve të të riut.

Dega e PD në Bulqizë denoncoi me video dje rastin e një dhune sipas demokratëve nga Policia tek një i ri. Në pamjet shihej një i ri i cili ka dëmtime në fytyrë, e ndërkohë PD-ja deklaroi se dy të rinjtë janë shoqëruar pa asnjë motiv nga efektivët e policisë dhe janë rrahur barbarisht prej tyre. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka mohuar denoncimin e bërë nga Partia Demokratike se një i ri është rrahur në komisariatin e Bulqizës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohen te rinjte ne bulqize dhunohen te rinjte ne bulqize

Sondazh

Poll