Aktualitet

I ftohti mbulon vendin/ 13 vjeçarja që jeton në çadër thirrje Kryeministrit: Na bëjë një shtëpi ose të paktën na sjel

19 Dhjetor 2020, 17:07 Nga DOSJA
I ftohti mbulon vendin/ 13 vjeçarja që jeton në

MAMURRAS- Adela Tarja vetëm 13 vjeçe nga Fushë Mamurrasi, që prej 26 nëntorit të vitit të kaluar jeton këtu. Banesa e saj e dëmtuar nga tërmeti u shpall e pabanueshme, që prej asaj dite asgjë s’ka ndryshuar.

Vajzës së vogël dhe 4 anëtarëve të tjerë të familjes, i duhet të kalojë edhe këtë dimër mes shiut, borës dhe kushteve të vështira.

“Këtu në këtë çadër ne rrimë hamë, flemë. Të gjitha gjërat i bëjmë këtu edhe detyrat”, shprehet ajo.

Në këtë prag festash, dëshirat e Adelës nuk janë si ato të fëmijëve të tjerë.

“I bëj thirrje xhaxhit kryeministër që të na bëjë një shtëpi, ose të paktën të na sjellë një kontejner”, shprehet ajo.

Shpresat e saj brenda çadrës janë shuar.

“Nuk kemi çfarë të bjëm, këtu në çadër do jemi përgjithmonë ne. S’po pyet kush për ne, janë t’u na lanë këshu. Shpresojmë të bëhet diçka, por kur fusin rrena, ça të bëjmë ne”, shprehet më tej vajza.

Edhe ndihmat ushqimore që shpërndante dikur Bashkia, tashmë nuk shpërndahen prej muajsh.

Si familja e Adelës në Fushë Mamurras, në kushte ekstreme jetojnë edhe shumë familje të tjera.

Marre nga: Abcnews

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adela tarja adela tarja

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Dhjetor 2020, 16:56

SPANJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ndjeshme në një re...

Aktualitet 19 Dhjetor 2020, 15:41

TIRANË– Një aksident ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë. Një makinë është përplasur me një kamion, ndërsa një sherr ka ndodhur mes dy shofërëve. JOQ k...