Bota

Nuk u ruajtën në temperaturën -70°C! Prishen qindra doza të “Pfizer”, ndalohet vaksinimi në Northamptonshire

19 Dhjetor 2020, 18:29 Nga DOSJA
Nuk u ruajtën në temperaturën -70°C! Prishen qindra doza

BRITANI E MADHE– Qindra doza të vaksinës së “Pfizer” janë prishur pasi një frigorifer nuk u mbyll si duhej në një klinikë në Northamptonshire. Mediat e huaja bëjnë me dije se në spital po mbaheshin 975 doza të vaksinës anti-COVID, të cilat duhet të mbahen në minus 70 gradë.

Ndërkohë që ende nuk dihet sesa janë prishur dhe sa të tjera kanë mbetur për të vaksinuar stafin mjekësor dhe të moshuarit. Po ashtu ende nuk janë bërë me dije se përse janë prishur dozat, ka pasur një problem me frigoriferin apo ka ndodhur ndonjë gabim njerëzor.

Vaksinat e Pfizer janë prodhuar nga firma japoneze PHCbi dhe do të ruajnë në minus 72 gradë dhe të mbahen në akull të thatë. 

Megjithatë deri më tani, më shumë se 140,000 britanikë kanë marrë tashmë vaksinën Pfizer, pasi u miratua nga MHRA në fillim të këtij muaji.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani e madhe vaksina e pfizer britani e madhe vaksina e pfizer

Sondazh

Poll