Bota

‘S’do ta njoh Kosovën deri në 2022’/ Ministrja e Jashtme e Kosovës ngre dy hipoteza: Po përjashton veten n

19 Dhjetor 2020, 15:13 Nga DOSJA
‘S’do ta njoh Kosovën deri në 2022’/ Ministrja e

PRISHTINË– Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla nuk e ka pritur mirë deklaratën e djeshme të presidentit Aleksandër Vuçiç se përsa kohë ai do të jetë në detyrë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. 

Përmes një statusi në rrjetin e saj Twitter ministrja ka ngritur dy hipoteza për deklaratën e Vuçiç.

“Serbia po përjashton veten nga dialogu i ndërmjetësimit të Bashkimi Evropian deri në vitin 2022” ose “ Ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohjen reciproke,”-shkruan ajo. Ndërsa Vuçiç tha dje i prerë se deri më 2022, nuk do të ndodhë njohja e Kosovës.

Ndërkohë që mes vendeve kanë rifilluar negociatat në Bruksel, pas një shkëputjeje të shkaktuar nga kërkesa e Serbisë për asosacionin e komunave me shumë serbe në Kosovë. Ideja u cilësua e rrezikshme nga politika e Kosovës, të cilët njëzëri u shprehën se nëse plotësohej kërkesa, atëherë në Kosovë do të krijohej e ashtuquajtura ‘Republica Serbcka’. Me dialogun Kosovë-Serbi, po merret i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak. Në fund të dialogut, Kosova ka për qëllim të arrijë njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia. Por dje Vuçiç ‘mbylli derën’! (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi meliza haradinaj stublla aleksander vucic dialogu kosove-serbi meliza haradinaj stublla

Sondazh

Poll