Bota

‘S’e njohim Kosovën sa të jem unë president’/ Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiçit: Atëherë nuk do të ketë as marrë

19 Dhjetor 2020, 14:50 Nga DOSJA
‘S’e njohim Kosovën sa të jem unë president’/

PRISHTINË– Kryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur deklaratës që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç bëri dje në një intervistë, ku u shpreh se nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës për sa kohë të drejtonte ai shtetin.

Deklaratës së tij i është përgjigjur edhe Hoti, i cili theksoi edhe njëherë qëndimin e vendit të tij se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Serbinë nuk ka njohje reciproke, duke shtuar se qëndime të tilla radikale, nuk e ndihmojnë procesin e dialogut.

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke. Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së. Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje. Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian,”-shkruan Hoti.

Ndërkohë që mes vendeve kanë rifilluar negociatat në Bruksel, pas një shkëputjeje të shkaktuar nga kërkesa e Serbisë për asosacionin e komunave me shumë serbe në Kosovë. Ideja u cilësua e rrezikshme nga politika e Kosovës, të cilët njëzëri u shprehën se nëse plotësohej kërkesa, atëherë në Kosovë do të krijohej e ashtuquajtura ‘Republica Serbcka’. Me dialogun Kosovë-Serbi, po merret i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak. Në fund të dialogut, Kosova ka për qëllim të arrijë njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia. Por dje Vuçiç ‘mbylli derën’! (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll