Bota

Sërish tensione? Mike Pompeo s’ka dyshime: Sulmi kibernetik erdhi nga Rusia, është e qartë

19 Dhjetor 2020, 18:18 Nga DOSJA
Sërish tensione? Mike Pompeo s’ka dyshime: Sulmi kibernetik erdhi nga

SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është i sigurtë se pas sulmit kibernetik është Rusia. Gjatë një interviste, ai u shpreh se Rusia dhe agjentët e saj janë të përfshira në kompanitë e sigurisë kibernetike FireEye.

“Unë nuk mund të them më tepër pasi ne jemi ende duke kuptuar se çfarë ka ndodhur. Por tani mund të themi shumë qartë se ishin rusët ata që morën pjesë në këtë aktivitet,”-tha Pompeo.

FireEye, një kompani e madhe e sigurisë kibernetike amerikane, zbuloi se ishte sulmuar nga hackerat. Hetuesit kibernetikë të FBI-së thanë se indikacionet paraprake tregonin se ‘armiku’ ishte mjaft i sofistikuar.

Hakerat duket se kanë hyrë në sistemet kompjuterike duke depërtuar së pari në SolarWinds, një kompani me bazë në Austin që ofron shërbime të teknologjisë së informacionit në distancë duke përfshirë shumë agjenci qeveritare dhe korporata e mëdha.

Pasi sulmi u pikas, Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës në SHBA lëshoi ​​një direktivë emergjente duke udhëzuar agjencitë federale që të ndalonin përdorimin e “SolarWinds”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mike pompeo sulmi kibernetik ne shba mike pompeo sulmi kibernetik ne shba

Sondazh

Poll