Bota

Ulen shifrat, masat japin efekt! 8 të vdekur dhe 345 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

19 Dhjetor 2020, 14:41 Nga DOSJA
Ulen shifrat, masat japin efekt! 8 të vdekur dhe 345 raste të reja me

PRISHTINË– 8 persona kanë ndërruar jetën dhe 345 raste të reja të infektuara ga pandemia e koronavirusit janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. IKSHPK ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.501 persona, prej të cilëve rezultojnë 345 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (85, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 65 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Klinë 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç)”, thuhet në raportin e publikuar nga mediat vendase. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 436 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.208 qytetarë.

Si janë ndarë rastet pozitive?

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 117 raste, Mitrovicë 39 raste, Podujevë 20 raste, Ferizaj 19 raste, Prizren 18 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 14 raste, Vushtrri 14 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Pejë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Drenas 6 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Istog, Klinë, Leposaviq, Malishevë dhe Zubin Potok.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ikshpk koronavirusi ne kosove kosove ikshpk koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll