Politike

Murat Jashari kandidat për president/ A do ta përkrah Vetëvendosje, flet partia e Albin Kurtit: Duhet të përfaqësojë vull

19 Dhjetor 2020, 15:38 Nga DOSJA
Murat Jashari kandidat për president/ A do ta përkrah

KOSOVË- Murat Jashari, pretendohet që të jetë kandidat  president në Kosovë.  Ndërkohë në lidhje me këtë çështje ka folur edhe deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, i cili ka treguar se nëse partia që drejton Albin Kurti do ta mbështesë që të jetë në postin e presidentit.

Në një intervistë që ka dhënë për Ekspress, ka thënë se fillimisht Lëvizja Vetëvendosje duhet ta mbajë një mbledhje të kryesisë dhe t’i përcaktojë kriteret se çfarë mendojnë në lidhje me postin e presidentit. Ndër të tjera ai ka thënë se VV-ja mendon se një kandidat për president duhet ta përfaqësojë vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës

“Fillimisht Lëvizja Vetëvendosje duhet ta mbajë një mbledhje të kryesisë dhe t’i përcaktojë kriteret se çfarë ne mendojmë për çështjen e presidentit. E dyta, çështja e presidentit ne mendojmë se duhet ta përfaqësojë vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës, mbi këtë bazë ne do ta diskutonim edhe emrin e respektuar të një anëtari të familjes Jashari. Këto parti politike, LDK, PDK dhe AAK janë të bllokuara tek emrat e kryetarëve të tyre. Prandaj nuk shoh tek partitë tjera që do të avanconin qoftë ndonjë emër të respektuar të familjes Jashari apo ndonjë emër tjetër. Presidenti duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve. Vetëvendosje nuk ka propozuar ndonjë emër pasi ne jemi parti opozitare”– ka thënë Rexhaj.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbër rexhaj murat jashari arbër rexhaj murat jashari

Sondazh

Poll