Aktualitet

Kanosje e shpërndarje narkotikësh, arrestohen 2 persona në Durrës, një tjetër në kërkim

26 Prill 2019, 13:29 Nga DOSJA
Kanosje e shpërndarje narkotikësh, arrestohen 2 persona në

DURRËS- Policia e Durrësit ka arritur të vërë në pranga 2 persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë, pasi akuzohen për kanosje dhe trafikimin narkotikësh.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet E.Y., 45-vjeç, është arrestuar pasi është konfliktuar me shtetasin A.K., tashmë të shpallur në kërkim ku janë përdorur edhe armët.

Ndërsa një 38-vjeçar me inicialet P.A, është arrestuar për veprën penale prodhim dhe shitje narkotikësh.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta. Në pranga edhe një shtetas tjetër si dhe një shpallet në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për parandalimin  dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin P. A.,38 vjeç, banues në lagjen Nr. 14 Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë sepse gjatë kontrollit fizik në një lokal, në lagjen Nr. 13 Durrës, iu  gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë

Gjithashtu shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Y., 45 vjeç,  banues në lagjen Nr. 13 Durrës.  Gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve E. Y.,  dhe  A. K., është qëlluar në ajër me armë zjarri. Po punohet për kapjen e  shtetasit A. K. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 në kërkim 2 të arrestuar policia arreston 2 persona 1 në kërkim 2 të arrestuar policia arreston 2 persona

Sondazh

Poll