Aktualitet

Itali/ Kapet gomonia me 15 mln euro kanabis, pranga 2 trafikantëve shqiptarë, u nis nga Shqipëria

26 Prill 2019, 13:40 Nga DOSJA
Itali/ Kapet gomonia me 15 mln euro kanabis, pranga 2 trafikantëve

LEÇE- 1500 kilogramë marijuanë nga Shqipëria me një vlerë prej 15 milionë euro në treg.

Ky është rezultati i bilancit anti-drogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Kanalin e Otrantos që çoi në konfiskimin e drogës dhe arrestimin e dy skafistëve shqiptarë.

Mediat italiane shkruajnë se policia i ka ndjekur trafikantët shqiptarë që janë përpjekur të arratisen, duke rritur shpejtësinë e skafit në det të hapur. Trafikantët kanë hedhur një pjesë të drogës në det gjatë arratisjes, por më pas, u bë e mundur kapja e tyre.

Gomonia, rreth 10 metër e gjatë, e pajisur me dy motorë të jashtëm të fuqishëm, u kap në portin e Santa Maria di Leuçës, ndërsa dy shqiptarët janë në paraburgim, ndërsa mbi ta rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret sekuestrohet kanabis arrestohen shqiptaret sekuestrohet kanabis

Sondazh

Poll