Aktualitet

Kontratat e reja të punës/ ISHP njofton punëmarrësit: Nxitoni, afatet janë të shkurtra

26 Prill 2019, 13:13 Nga DOSJA
Kontratat e reja të punës/ ISHP njofton punëmarrësit:

TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka njoftuar punëmarrësit se duhet të lidhin kontratat e reja të punës me afat 3 mujor, ose thënë ndryshe kontratë gjatë periudhës së provës.

Duhet të sjellë në vëmendje se pothuajse të gjithë punonjësit e këtij institucioni, janë me kontratë me afat të pacaktuar, dhe të gjithë e kanë kaluar periudhën provës. Riorganizimi i këtij institucioni nuk ka sjellë ndryshimin e llojit të punës së punonjësve dhe si e tillë, bazuar ne dispozitat e Kodit të Punës nuk është e nevojshme lidhja e kontratës për periudhën e provës.

Zgjidhje ligjore do të ishte dhe përpilimi dhe nënshkrimi i një amendimi kontrate pune midis palëve, duke bërë zëvendësimet e nevojshme në emërtime.

Arsyeja pse kërkohet nga titullarët të nënshkruajnë kontratë me afat 3 mujor, është për shkak të procedurave dhe afateve të shkurtra që parashikohen për zgjidhjen e tyre.

Dhe për të realizuar këtë,  209 punëmarrësve iu janë lënë vetëm 2 rrugë , ose të nënshkruajnë kontratën me afat 3 mujor, ku mund të kenë me shumë se 4 vite pune, ose do ngelen jashtë strukturave.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ishp kontratat e reja te punes ishp kontratat e reja te punes

Sondazh

Poll