Aktualitet

Rama pritet me protesta në Shkodër/ Kryeministri hap zyrtarisht fushatën, Bushati i del kundër

  • “Mua më rruan by*hën ai, Edi Rama o legen”, militantja e PD shpërthen në Shkodër
  • Zjarrfikësit në polici, flet drejtori: Menduan se do prishnim mitingun. S’na kërkuan falje!
  • ‘Për 45 ditë kërkesat janë të zgjidhura’, Rama përcillet me duartrokitje nga studentët
  • Nga kush ka frikë Rama? Shkodra në ‘shtetrrethim’
  • ‘Mes nesh s’ka më paqe’, Tom Doshi rikthehet pas katër vitesh krah Ramës
  • “Shkodra e rrënuar”, ish-ministri Bushati del kundër qeverisë në sy të Ramës
  • Jo vetëm “shtetrrethim”, truprojet e Ramës me çantë antiplumb (Video)
  • PD pret Ramën me protesta në Shkodër. Militantë të PD, qytetarë të Shkodrës dhe ish-deputetë kanë qenë të pranishëm, dhe janë përplasur me policinë. Protesta edhe nga studentët. Shkodra u “blindua” nga masat e sigurisë. 4 zjarrfikës dhe një invalid u shoqëruan. Rama i ftoi shkodranët të votonin për PS-në në zgjedhjet lokale. Bushati i doli kundër qeverisë edhe pse krah Ramës. Ndryshe nga Bushati, krah Ramës ishte ish-deputeti Tom Doshi.
    Përditësuar:

    SHKODËR– Protesta, shoqërime dhe masa të rrepta sigurie. Kështu është zhvilluar takimi i kryeministrit Edi Rama në turin “Bashkia që Duam” në qytetin e Shkodrës. Rama u prit me protesta nga demokratët, të cilët mbështeteshin nga ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia. Ata bllokuan rrugët dhe dogjën goma makinash. Kryeministri reagoi përmes rrjeteve sociale dhe tha se protesta organizohet nga udhëheqës që e çuan PD në qorrsokak. Protesta pati edhe nga studentët e Universitetit të Shkodrës, të cilët Rama “i kënaqi” me premtimin se gjithçka do të zgjidhjes brenda 45 ditëve. Ndërkohë qyteti ishte ‘blinduar’ nga Garda dhe nga mjete të shumtë policie. Për të siguruar mbarëvajtjen e takimit të Ramës, u shoqërua në Komisariat një invalid dhe katër zjarrfikës. Sipas drejtorit të tyre Agron Dibra, ata kishin marrë një njoftim për rrjedhje gazi dhe ishin nisur për në vendngjarje nga rruga më e shkurtër. Sipas tij, 4 zjarrfikës ishin mbajtur 1 orë në Komisariat dhe nuk kishin marrë asnjë ndjesë. Gjatë mitingut, ish-ministri Ditmir Bushati kritikoi qeverinë lidhur me disa vendime që prekin qytetin e Shkodrës. Rama u premtoi se Shkodra do të bëhej si Vlora nëse ata do të votonin “majtas” më 30 qershor duke përmendur edhe raportin e BB për uljen e papunësisë. Nuk kanë munguar batutat për ish-deputetin Ndoka. E papritura e vizitës së Ramës në Shkodër ishte edhe fakti që ish-deputeti socialist Tom Doshi ishte gjithashtu krah Ramës, pas katër vitesh që është larguar nga partia.

    • 21:21

      “Vetëm letra kam në dorë”/ Qytetari shkodran kërkon të takojë Ramën, ndalohet nga truproja

      SHKODËR– Gjatë takimit që zhvilloi kryeministri-Edi Rama ditën e sotme në Shkodër, një qytetar ka tentuar t’i afrohet Ramës, pasi sipas tij, kishte një problem, të cilin donte t’ia transmetonte  në takim. Por kanë qenë, badigardët, të cilët nuk kanë lejuar qytetarin të takohet me kryeministrin, pavarësish se aimiu është lutur.

      Vetëm letra kam në  dorë, kqyre. Dua vetëm ta takoj , asgjë tjetër” , u shpreh qytetari.

      Kryeministri Edi Rama, truproja dhe qytetari
    • 20:11

      Jo vetëm "shtetrrethim", truprojet e Ramës me çantë antiplumb (Video)

      Masat e sigurisë në takimin e kryeministrit Edi Rama në Shkodër këtë herë kanë qenë të shtuar. Veç forcave të shumëta të policisë, truprojat e kryeministrit janë pajisur edhe me çantë antiplumb.

      Në një video të siguruar nga Dosja.al shihet një prej truprojeve të kryeministrit, që mban në dorë një çantë antiblumb, e cila hapet dhe është në gjatësinë e trupit për të mbrojtur atë nga ndonjë sulmi mundshëm.

    • 17:41

      Rama ‘elozhe’ Jozefina Topallit, fyen Nokën: Një hu që s’i hyn kujt në punë

      Edi Rama dhe Flamur Noka

      TIRANË- Kryeministi Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Shkodër, në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.

      Gjatë fjalës së tij, ai ka sulmuar Partinë Demokratike, dhe në veçanti ish-deputetin demokrat Flamur Noka, të cilin e quan si një hu, ndërsa nga ana tjetër vlerëson figurën e ish-kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli.

      “Po si tua falim që kaluan nga Topalli tek Flamur Noka? Kur përballesh me Topallin e di që ke përpara një kundërshar por kur përballesh më të ke të bësh me një hu. As edhe një fermer nuk e merr as për hu se i prish gardhin. Edhe kur ka bërë ndonjë punë Bashkia Shkodër, por si mund të vijë puna deri në pikën që t’i vihet në ballë një demokrat si Flamur Noka”, tha ndër të tjera Rama.

    • 19:38

      Zjarrfikësit në polici, flet drejtori: Vajtëm për rrjedhjen e gazit, menduan se do prishnim mitingun Ramës. S’na kërkoi njeri falje!

      Mitingu i Ramës dhe zjarrfikësja në Shkodër

      Drejtori i Zjarrfikësve në Shkodër, Agron Dibra, ka folur për Dosja.al, pas shoqërimit të 4 prej punonjësve të tij në Polici, pas dyshimeve se po prishnin mitingun e kryeministrit Rama.

      Dibra shprehet se janë mbajtur për rreth një orë në polici dhe pasi janë marrë në pyetje dhe u bënë verifikimet janë lënë të lirë, por pa u kërkuar as ndjesë.

      “Morëm njoftim për një rrjedhje gazi në një banesë pranë stadiumit. Jemi nisur me urgjencë dhe për të shkuar zgjodhëm rrugën më të shkurtër. Arritëm në vendngjarje dhe lokalizuam vendin ku po rridhte gaz nga një bombolë gazi. Bëmë detyrën tonë. Kur u larguam, policia e Shtetit ndaloi makinën e zjarrfikëses dhe për mbi 1 orë i ka mbajtur në komisariat. Ne nuk kishim njoftim se kryeministri po zhvillonte miting. Ne vepruam për të shkuar në kohë rekord. S’kishim nga ta dinim. Ata menduan se ne kishim tentativë për të prishur miting, gjë që nuk është e vërtetë, sepse salla njoftoi për një rrjedhje gazi dhe ishim në krye të detyrës. Pasi efektivët u mbajtën në komisariat dhe u bënë verifikimet doli në dritë se ne ishim duke bërë detyrën dhe s’kishim lidhje me asnjë parti politike. Efektivët tashmë janë liruar, por nga ana e policisë nuk ka patur asnjë reflektim. Nuk ka patur asnjë ndjesë!”, – tha Agron Dibra për Dosja.al

    • 16:22

      'Për 45 ditë kërkesat janë të zgjidhura’, Rama përcillet me duartrokitje nga studentët e Shkodrës

      Edi Rama në Shkodër

      SHKODËR– Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga studentët në Universitetin e Shkodrës.

      Studentët, të cilët kanë qënë edhe të ngujuar, e kanë pritur kryeministrin Rama para godinës së Fakultetit Juridik.

      Një prej studentëve e ka takuar nga afër kryeministrin, të cilit i ka kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre në Universitetin e Shkodrës.

      “Për 45 ditë të gjitha kërkesat janë të zgjidhura,”- mësohet se u ka thënë Rama studentëve. 

    • 18:33

      “30 vjet jeni udhëhequr nga komunistët”, mbesa e dëshmorit i përgjigjet Ramës: Erdhi si hajdut

      Kryeministri Edi Rama dhe ish deputetja demokrate, Izmira Ulqinaku

      TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës Izmira Ulqinaku ka reaguar, pas vizitës së kryeministrit Rama në qytetin verior.

      Në një postim të saj në Facebook, ish deputetja demokrate i përgjigjet Ramës, duke u shprehur se erdhi fshehtas si hajdut kudo i shoqëruar me dhjetëra forca speciale dhe policë, e më pas na u krekos si gjeli maje plehut para turmës të vënë në rresht.

    • 19:45

      "Kryeministri u bë gaz i botës", Vasili: Pse mbrohet si djalli nga temiani?

      Ish-kryetari i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër.

      Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se kryeministri sotë është bërë gazi i bozët, pasi sipas tij, po ruhet nga ata për të cilët tha se do të bënte aleancë.

      Postimi i Vasilit:

      Kryeministri u be gazi i botes nga frika!!(video)

      Po ky kryeministri qe tha se do bente alence me qytetaret,pse mbrohet si djalli nga temiani sot prej tyre.

      Mire qe iken rrëzave dhe futet si diversant neper qytete, po ç’taksirat kemi te paguajme qindra milion leke nga taksat e njerezve te thjeshte per qindra police, qe i rrine nga pas ketij te cmenduri.

      Shiheni vete ushtrine e policeve sot ne Malesi te Madhe,qe mbron kete rilindasin kryeminister trim me flete.

    • 19:11

      Zjarrfikësit në polici, flet drejtori: Vajtëm për rrjedhjen e gazit, menduan se do prishnim mitingun Ramës. S’na kërkoi njeri falje!

      Mitingu i Ramës dhe zjarrfikësja në Shkodër

      Drejtori i Zjarrfikësve në Shkodër, Agron Dibra, ka folur për Dosja.al, pas shoqërimit të 4 prej punonjësve të tij në Polici, pas dyshimeve se po prishnin mitingun e kryeministrit Rama. 

      Dibra shprehet se janë mbajtur për rreth një orë në polici dhe pasi janë marrë në pyetje dhe u bënë verifikimet janë lënë të lirë, por pa u kërkuar as ndjesë. 

      “Morëm njoftim për një rrjedhje gazi në një banesë pranë stadiumit. Jemi nisur me urgjencë dhe për të shkuar zgjodhëm rrugën më të shkurtër. Arritëm në vendngjarje dhe lokalizuam vendin ku po rridhte gaz nga një bombolë gazi. Bëmë detyrën tonë. Kur u larguam, policia e Shtetit ndaloi makinën e zjarrfikëses dhe për mbi 1 orë i ka mbajtur në komisariat. Ne nuk kishim njoftim se kryeministri po zhvillonte miting. Ne vepruam për të shkuar në kohë rekord. S’kishim nga ta dinim. Ata menduan se ne kishim tentativë për të prishur miting, gjë që nuk është e vërtetë, sepse salla njoftoi për një rrjedhje gazi dhe ishim në krye të detyrës. Pasi efektivët u mbajtën në komisariat dhe u bënë verifikimet doli në dritë se ne ishim duke bërë detyrën dhe s’kishim lidhje me asnjë parti politike. Efektivët tashmë janë liruar, por nga ana e policisë nuk ka patur asnjë reflektim. Nuk ka patur asnjë ndjesë!”, – tha Agron Dibra për Dosja.al

    • 18:31

      SKANDAL/ Policia shoqëron 4 zjarrfikës me pretendimin se po prishnin mitingun e Ramës

      4 zjarrfikës janë shoqëruar në polici ditën e sotme nga autoritetet shkodrane me pretendimin se po prishnin mitingun e kryeministrit Rama, në kuadër turit “Bashkia që Duam”.

      Burime i thanë Dosja.al se 4 zjarrfikësit e shoqëruar po shkonin në një pallat pranë stadiumit, ku kishte rënë zjarr. Ata ndodhen akoma në komisariatin e policisë.

    • 18:16

      “Agjentët” e opozitës në terren: Shkodranët braktisën takimin me Ramën (FOTO)

      Dhjetëra qytetarë nga Shkodra kanë dalë në protestë kundër  vizitës së Ramës në Shkodër, ku nuk kanë munguar as shoqërimet në polici. Dosja.al ka siguruar një foto të realizuar nga përkrahës të opozitës, ku shihet prania e pakët në numër e shkodranëve në takimin e organizuar nga kryeministri Edi Rama.

      Pamje nga lart e takimit të Ramës në Shkodër

      Ky i fundit u ka kërkuar shkodranëve që për të parë sesi bëhet ndryshimi i bashkive nën qeverisjen socialiste, u kërkoi atyre të shkonin në Vlorë apo në Pukë për të parë ndryshimet e bëra.

    • 18:00

      'Raporti i BB thotë se ka ulje të papunësisë', Rama tregohet modest: S'kemi bërë ndonjë mrekulli

      Kryeministri Edi Rama

      SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.

      Në fjalën e tij para qytetarëve, Rama është treguar “modest” duke u shprehur se raporti i Bankës Botërore thotë se ka ulje të papunësisë por sipas tij puna duhet të vazhdojë.

      Ne nuk është se kemi bërë ndonjë mrekulli, apo nuk kemi bërë gabime. Ka shumë gjëra që janë bërë dhe shumë të tjera që duhen bërë dhe që ende nuk kanë nsiur. Por jemi të parët dhe të vetmit që kemi ndërtuat një urë kominikimi me njerëzit. Do ta ndajmë nga një histori nga ata që kishin një vend në politikë fitonin edhe kur ishin në opozitë dhe ata që nuk kishin lidhje me politikën humbisnin. Gjithçka varej: me kë je? Një nga arsyet pse i kam kërkuar Valdrinit të vijë këtu por sidomos nga drejtimi i Hipotekës. Sot njerëzit kanë një rrugë dhe një zgjidhje sepse vullneti është që ta lidhim qeverisjen me njeriun e zakonshëm. Kur e kemi kuptuar se ka të drejtë dikush kemi dhënë që kanë të drejtë këta. Ka shumë problem me papunësinë dhe me rrogat e ulta, por BB ka thënë që ka ulje papunësie dhe se janë hapur vende të reja pune. Por rehat nuk ka sepse duhet të vazhdojmë më para.  Gjenerata e re nuk do të vuajë.

      Edi Rama, kryeministër

    • 17:57

      'Merri të gjitha, vetëm mua jo se jam i martuar'/ Rama "rrëfen" bisedat me Bashën

      Kryeministri Edi Rama

      SHKODËR– Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të turit “Bashkia që Duam” ka diskutuar lidhur me vendimin e opozitës së bashkuar për ët mos hyrë në zgjedhjet e qershorit.

      Në fjalën e tij, Rama tha se në zgjedhjet e 2017, ai kishte qënë i vetmi që kishte këmbëngulur që Basha të hynte në zgjedhje.

      Ne këtu ishim, dhe dy vjet si sot Luli mu fut në çadër poshtë penxheres në çadër. Më këndonte himnin që me mjes. Mblidhte turistët e Voltanës dhe Xhelalit. Ikte flinte, ndërsa ata pinin birra. Vinte edhe njëherë në darkë. U dorëzuan të gjithë ndërkombëtarët, vetëm unë su dorëzova duke iu lut Lulit. Sa i jam lut Lulit si jam lut gjithë njerëzve në jetën time. I thashë voto vettingun dhe mos e shaj më Shqipërinë në gjuhë të huaj. Merri të gjitha i thashë, nga qeveria. Merre dhe zv.kryeministren i thashë dhe ika nga zyra. Shiko se KQZ më tha? I mori të gjitha. I thashë merri të gjithë, vetëm mua mos më merr se jam i martum. Ne morëm shumicë. Sa vijnë zgjedhjet prapë, fillon prapë. O Lul po pse këtë punë kam unë?

      Edi Rama, kryeministër

    • 17:43

      “Shkodra e rrënuar”, ish-ministri Bushati del kundër PS në krah të Ramës: DAR s’duhet të transferohet, harrohet tradita

      Ditmir Bushati, ish-minister dhe Edi Rama, kryeminister

      SHKODËR- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i del për të dytën herë hapur kundër qeverisë Rama.  Në takimin e zhvilluar në Shkodër në kuadër të “Bashkia që duam”, Bushati e kishte kryeministrin Edi Rama 2 metra larg, por kjo nuk e pengoi që të thoshte se Shkodra është më shumë se bashkia që duam.  “Shkodra që duam është më shumë se bashkia që duam. Sepse është gjëja më e thjeshtë që të vizatojmë atë që ka bërë bashkia Shkodër sot për sot. Është shumë më e gjerë, ka nevojë për mbështetje, vëmendje nga qeveria, duhet të respektohet tradita dhe Shkodra të ecë me hapin e shokëve të saj.”-tha Bushati.

      Bushati la të kuptohet se transferimi i Drejtorisë Arsimore nga Shkodra në Lezhë duhet riparë. Duke e mbështetur në fakte historike, që prej 1600-ës, Bushati tha:

      “Është përgjegjësia tonë që traditën t’a kemi më mirë në konsideratë. E di se shumë nga ju më kanë shkruar në lidhje me transferimin e DAR nga Shkodra në Lezhë. Jemi mikpritës për qytetarët, e dimë që jemi ai qytet që nga 1600 këtu janë krijuar shkolla. Ishte Luigj Gurakuqi, ministri i parë. Janë këto lloj shqetësimesh që e shohim Shkodrën si “kryeqendër” e veriut.”

      Ish-ministri nuk i harroi kritikat për qeverinë dhe klasën politike, që tha se Shkodra sot është e rrënuar.

      “Është i vetmi qytet me status, i ngjashëm me Sienën, Firencen, Budvën dhe Dubrovnikun. Shkodra ishte një qytet i lulëzuar, ku gruaja ishte e vlerësuar. Shkodra kishte dimensionin e një qyteti venedikas. Ku është Shkodra sot? Shumë larg dimensionit të saj. Ku është Shkodra sot? At Zef Pllumi e ka përshkruar më mirë se kushdo, rrënimi i sotëm është shumë i ngjashëm me rrënimin e asaj kohe. Ky është momenti final për të hapur një dritare të re për Shkodrën që duam, që do të thotë “Shkodra, një qytet i Europës Adriatike”, me rrugë, me ndërlidhje me Ulqinin, me një ndërlidhje me Shëngjinin. Duhet të ecim me ritme të shpejta. Të rivitalizojmë Alpet. Duhet të punojmë me ritme, të lidhemi me Dukagjinin, t’i japim potencial të madh zhvillimit ekonomik në këtë rajon. Shkodra që duam është shumë larg, nuk diskutohet që përgjegjësinë ekskluzive e ka PD. Por edhe ne kemi përgjegjësitë tona. S’jemi të kënaqur me atë që kemi bërë, me Rilindjen Urbane. Kemi stadium, por s’ka ndikuar në ekonomi. Kemi investuar rreth e përqark, por unë e kuptoj që në çdo lagje, ndjej të njëjtën kërkesë, nevojë dramatike për më shumë investime. Dikur thonim t’a bëjmë Shkodrën si Korçën. –theksoi ai.

    • 16:37

      Rama në Shkodër/Policia nuk ka limite, shoqëron një invalid (Emri)

      SHKODËR– Policia ka shoqëruar në Polici, një person me aftësi të kufizuara. 

      Mësohet se Gjergj Çuni është shoqëruar teksa kryeministri Edi Rama po zhvillonte një takim me qytetarët në kuadër të turit “Bashkia që Duam.”

    • 12:40

      Rama batuta me në Malësi: Zakonisht Paulini i rrihte, dilte kampion, o ma rrafe… o të rraha!

      Edi Rama, kryeminister

      Në takimin që zhvilloi me mbështetës dhe qytetarë në Malësinë e Madhe, kryeministri bëri batuta në Malësinë e Madhe me deputetin Paulin Stërkaj:

      “Paulini më bëri vërejtje që kam bërë mungesa, mbase ka të drejtë, por sikur të mblidhni tërë vizitat e kryeministrave bashkë, kanë bërë më pak se c’kam bërë unë si kryeministër deri tani. Tani, unë nuk kam nevojë ti bëj komplimente Paulinit, kemi një histori të gjata para, ky ishte në sport individual o ma rrafe o të rrafa, zakonisht i rrifte, e dilte kampion. Unë kam qenë në një tjetër, me atë skuadër nuk dolëm asnjëherë kampion, por nuk dolëm nga fusha të thoshim nxirrini edhe këta nga fusha dhe pastaj të dalim ne kampion. Kur dëgjoj ata që thonë s’ka debate në PS, u them, sikur vetëm debatet e mia me Paulinin të jepeshin në TV do kishte më shumë se ka pas PD-ja që kur është themeluar, por janë debate për PS, për investime, për sheshin e Koplikut, Bajzës, për Tamarën, për t’i çuar investimet deri në Vermosh. Tani, Paulini është në avantazh se ai vetëm kërkon”- tha Rama.

    • 12:28

      Rama: Opozita në orvatje të dëshpëruar, e dinë që s'fitojnë dot dhe dalin në rrugë

      Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij para mbështetësve të Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe, foli për bllokimin e rrugës nga protestuesit e PD.

      “Keqardhje për ata dy grupe të vogla që dolën sot në rrugë. Opozita në orvatje të dëshpëruar, e dinë se nuk fitojnë dot me PS dhe dalin në rrugë- tha Rama.

    • 11:49

      VIDEO/ Rama kalon në Malësinë e Madhe, ja si tentojnë protestuesit t'i bllokojnë rrugën

      SHKODËR- Përplasje sërish tek Ura e Bahçallëkut. Mbështetësit e PD kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama.

      Siç shihet edhe në foto, Rama ka kaluar, ndërkohë që mbështetësit e PD janë përplasur me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

      Momenti kur kalon eskorta e Ramës
    • 11:21

      Bllokimi i rrugës, Rama: Njerëz të mbledhur kthesave orvaten të pengojnë Shqipërinë

      Kryeministri Edi Rama thotë se bllokuesit e rrugës janë grupe njerëzish që PD i ka mbledhur kthesave për të bllokuar përparimin e Shqipërisë. “Rrugës për Malësi të MadheSinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak pd, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër”-shkruan Rama. 

      Postimi i kryeministrit në Instagram
    • 11:01

      Noka nga Shkodra: Rama nuk do të kalojë sot, nuk është i mirëpritur

      Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se Rama nuk do lejohet që të futet në Shkodër. Sipas tij Kryeministri nuk është i mirëpritur, duke thënë se është sjellë kudnër protestuesve policinë e drogës.

      Flamur Noka nga protesta e Shkodrës

      Edi Rama është ilegjitim. Populli e ka shpallur ilegjitim. Edi Rama është vërtetuar që është në pushtet me vota të vjedhura dhe nuk është i mirëpritur në Shkodër. Shkodrën e ka dhunuar e ka shkelur me kthetrat e krimit dhe të varfërisë e mjerimit. Ka sjellë policinë e drogës për të mbrojtur bandën në pushtet. Nuk ka polici që mund ta mbrojë bandën nga aksioni qytetar dhe vrulli i protestës qytetare. Nëse ka burg për të gjithë shqiptarët është i mirëpritur ta hapë atë burg në të kundër të ikë e të largohet sa më parë. Nuk ka prehje banda në pushtet pa ikur Edi Rama dhe të krijohet qeveria trazitore. Edi Rama nuk mund të hyjë në Shkodër“, u shpreh se Noka.

    • 10:48

      Tensione në Shkodër, qytetarët djegin goma dhe përplasen me Policinë (VD)

      Për më shumë se 1 orë qindra qytetarë në hyrje të qytetit të Shkodrës po mbajnë të bllokuar hyrjen e qytetit. Ata janë ulur këmbëkryq në rrugë dhe nuk lejojnë kimin e asnjë makine, duke krjuar kështu një trafik shumë të rënduar.

      Djegia e gomave në Shkodër

      Më tej ata kanë djegur dhe disa goma dhe kanë krijuar kaos në urën e Spatharit. Ata janë përplasur me forcat e rendit duke u shtyrë dhe  duke qëlluar me goma.

    • 10:43

      "Mua më rruan by*hën ai, Edi Rama o legen", militantja e PD shpërthen në Shkodër: Kam djalin në burg

      Gruaja që shau Ramën në Shkodër

      Një nga gratë e pranishme në protestën e PD në Shkodër, ka shpërthyer  në sharje ndaj policisë. Protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë djegur goma, ndërkohë që militantja nuk ka ndaluar me fyerje ndaj shefit të qeverisë dhe efektivëve të FNSH.

      “Mua më rruan by*hën ai… by*hën më rruan. Edi Rama o legen, o burrë legen, sjell FNSH këtu o legen, unë kam djalin në burg”,-u shpreh ajo.

    Shto Koment