Aktualitet

Policia italiane i pret rrugën kamionit me 1 mln euro kokainë, pranga shoferit shqiptarit

18 Dhjetor 2020, 23:08 Nga DOSJA
Policia italiane i pret rrugën kamionit me 1 mln euro kokainë, pranga

ITALI- Një kamion, i mbushur me më shumë se 43 kilogramë kokainë u ndalua nga Policia italiane.

Automjeti, i cili u largua nga Piacenza të hënën e 14 dhjetorit, u vu re më pas nga hetuesit e Piacenza ndërsa ishte parkuar në qendrën tregtare Decathlon. Teksa agjentët po kryenin verifikimin e targës së automjetit, shoferi hipi në bord dhe doli me shpejtësi në autostradë.

Në këtë pikë, hetuesit u nisën në ndjekje të kamionit, i cili ishte bllokuar në A1, afër daljes së Modena Nord.

Falë teknologjisë, agjentët zbuluan një rezervuar metalik nën të cilin nga një magnet mbaheshin 40 pako kokainë, me një peshë totale prej 43.7 kg, e cila do të kapte në treg vlerën  e rreth 1 milion eurove.

Në pranga përfundoi shoferi shqiptar, një 38-vjeçar me qëndrim të rregullt në Itali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.

Shqiptari akuzohet për posedim kokaine me qëllim tregtimin e saj, ndërsa droga dhe kamioni u konfiskuan.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Dhjetor 2020, 20:28

TIRANË- Mes lotësh, babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha, ka vendosur të dhurojë të gjitha paratë që i janë mbledhur pas vdekjes së të bir...