Aktualitet

Pamje të rënda! Policia në Bulqizë dhunon barbarisht të rinjtë në komisariat, nuk u ofrohet as ndihma mjekësore

18 Dhjetor 2020, 20:57 Nga DOSJA
Pamje të rënda! Policia në Bulqizë dhunon barbarisht të

BULQIZË- Pamje të rënda vijnë nga Bulqiza. Pak orë më parë, Dega e Partisë Demokratike në Bulqizë ka denoncuar me pamje filmike një tjetër rast dhune nga ana e policisë.

Në pamjet e mëposhtme shihet një i ri i cili ka dëmtime në fytyrë, e ndërkohë PD-ja bën të ditur, se dy të rinjtë janë shoqëruar pa asnjë motiv nga efektivët e policisë dhe janë rrahur barbarisht prej tyre.

Siç dëgjohet në video i riu i drejtohet shokut me fjalët: “Kush të gjuajti o vlla, për çfarë arsye? Urdhëro policia e Bulqizës. Ja komisariati. Për çfarë arsye na mbani brenda o xhaxhi. Hajde më rrih edhe mua. O vëlla pse na mbani këtu. Pse e preke çunin, për çfarë arsye”.

Ndërkohë Partia Demokratike në denoncimin që ka bëre thotë ndër të tjera se Të rinjve u është refuzuar po kështu ndihma mjekësore pasi nuk kanë pranuar të firmosin procesverbalin e policisë pa praninë e mjekut ligjor dhe avokatit.

Postimi i PD-së

Çfarë keni dëgjuar këto ditë se gjoja dhuna shtetërore kundër qytetarëve, e cila shkoi deri në ekzekutimin e një të riu, është vetëm propagandë. Militantët e PS në Policinë e Shtetit vazhdojnë t’i dhunojnë të rinjtë brenda komisariateve. Shikojini vetë pamjet. Të rinj që kërkojnë drejtësi, kërkojnë arsye pse shoqërohen pa motiv, pse rrihen barbarisht nga policët e Edi Ramës në komisariate. Renato Pasha quhet i riu goditur nga policët.

Edhe pamjet tregojnë se ai është dëmtuar seriozisht në syrin e djathtë. Ndihma mjekësore i është refuzuar nga policët e dhunshëm të Edi Ramës, të cilët e kanë arrestuar në mënyrë të paligjshme, pasi i riu nuk ka pranuar të firmosë procesverbalin e policisë pa praninë e mjekut ligjor dhe avokatit.

Dhuna e policisë ndaj të rinjve dhe qytetarëve nuk është rast i shkëputur. Është modeli i dhunës që frymëzohet nga kryeministri i vendit dhe nga pandëshkueshmëria e drejtësisë. Partia Demokratike/ Dega Bulqizë dënon ashpër sjelljen dhe dhunën e policisë për rastin në fjalë dhe gjithë praktikën e dhunshme të policisë dhe strukturave të saj në të gjithë vendin.

Partia Demokratike është në krahun e qytetarëve dhe di të mbrojë në çdo rast të drejtat e tyre. Sado pranga të kërcasin diktatorët, rregjimet kanë për të rënë, se liria njerëzore ka rrënjë të thella tek njerëzit! Nuk prekim njeri me dorë ne, o kriminela. Këta janë dhunuesit”.

A.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohen te rinjte ne bulqize dhunohen te rinjte ne bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Dhjetor 2020, 20:28

TIRANË- Mes lotësh, babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha, ka vendosur të dhurojë të gjitha paratë që i janë mbledhur pas vdekjes së të bir...