Aktualitet

FOTO/ Mjekja shqiptare në SHBA bën vaksinën ndaj COVID-19: Shpresoj të jetë fundi i kësaj pandemie

18 Dhjetor 2020, 20:41 Nga DOSJA

SHBA– Mjekja shqiptare infeksioniste në Amerikë, Irida Molla ka bërë sot vaksinën ndaj koronavirusit. Ka qënë vetë ajo që ka konfirmuar lajmin, duke publikuar një fotot në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ajo shkruan se është e lumtur që më fund vaksinat janë të sigurta për t’i injektuar. Ndërsa është bërë një nga të paktat shqiptare që këto ditë është vaksinuar ndaj COVID-19.

STATUSI NGA IRIDA MOLLA

Mirënjohëse që sot që kemi mundur të vaksinohemi kundër COVID-19. Fakti që kemi arritur deri në këtë pikë, që të kemi vaksina të sigurta dhe efektive kundër kësaj sëmundjeje, është absolutisht i jashtëzakonshëm dhe një arritje e mahnitshme për shkencën dhe njerëzimin. Mezi presim që shumë e shumë të tjerë të na bashkohen në javët dhe muajt e ardhshëm! Shpresojmë se ky do të jetë fillimi i fundit të kësaj pandemie!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet irida molla vaksina anti-covid irida molla vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Dhjetor 2020, 20:28

TIRANË- Mes lotësh, babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha, ka vendosur të dhurojë të gjitha paratë që i janë mbledhur pas vdekjes së të bir...