Aktualitet

Berati nuk gjen qetësi/ Infektohen me koronavirus 9 persona, mes tyre mësues, infermierë dhe punonjës institucionesh

18 Dhjetor 2020, 19:57 Nga DOSJA
Berati nuk gjen qetësi/ Infektohen me koronavirus 9 persona, mes tyre

BERAT- Berati nuk gjen qetësi nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në Berat janë prekur me sëmundjen vdekjeprurëse 9 persona, mes të cilëve mësues, policë, mjekë dhe zyrtarë të lartë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë infektuar 1 mësuese në fshatin Bilçe dhe 1 mësues në fshatin Pashalli janë konfirmuar “pozitiv” me Covid-19.

Mes të infektuarve të ditës së sotme regjistrohen: 1 punonjës në Shërbimin e Provës, 1 punonjës i bashkisë Berat, 1 punonjës i ASHK-së, 1 zjarrfikës në Kuçovë, 1 avokat dhe 1 punonjëse në Drejtorinë e Bujqësisë.

Infektimet kanë vijuar edhe mes bluzave të bardha në Spitalin Rajonal të Beratit, ku vijojnë të jenë të mbyllura përkohësisht Reparti i Kirurgjisë dhe ai i Neurologjisë.

Po ashtu nga Covid-19 ka rezultuar pozitiv një tjetër infermier në Repartin e Kirurgjisë duke e çuar në 6 numrin e infermierëve të infektuar në këtë repart gjatë kësaj javë.

Edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat një tjetër polic është prekur nga sëmundja vdekjeprurëse.

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne berat koronavirusi ne berat

Sondazh

Poll