Aktualitet

‘Do rriten me 40% pagat e mjekëve’/ Ku ishte kleçka tek premtimi? Në Durrës nis ‘spastrimi’ i labora

18 Dhjetor 2020, 20:11 Nga DOSJA
‘Do rriten me 40% pagat e mjekëve’/ Ku ishte kleçka tek

DURRËS– Kryeministri Edi Rama me bujë të madhe deklaroi se punonjësve shëndetësore do t’u rritej me 40%. Por nuk tha me çfarë pasojat do të merrej një vendim i tillë. Në redaksinë e Dosja.al ka ardhur një denoncim nga spitali i Durrësit, ku anëtarë të stafit mjekësor pretendojnë se “kokat” drejtuese të institucionit duan që t’i largojnë nga detyra para muajit janar, në mënyrë që të mos përfitojnë nga rritja e pagës. Pra për të shmangur nxjerrjen e parave nga arka e shtetit kanë vendosur që të ndërpresin në mënyrë kolektive kontratat e punës.

Dosja.al ka siguruar edhe një email të dërguar nga strukturat organizative, shkruhet qartë dhe pastër se sot është zhvilluar një takim me stafin e laboratorit për të njoftuar transferimin tek ‘privati’. Dhe shtohet se për shkak të pandemisë nuk do të lejohen më shumë se 10 persona në sallë.

Nesër do të zhvillohet takimi me stafin e laboratorit për të njoftuar transferimin e aktivitetit të laboratorëve tek PPP. Ky njoftim konsiderohet i kryer dhe në rast të mungesës së personave sipas listës bashkëngjitur pasi njoftimi në adresën e emailit privat deklaruar në BNJ është zyrtar. Në kushtet e pandemisë keni të përcaktuar orarin në listën bashkëngjitur në grup jo më shumë se 10 persona në sallën e telemedicinës,”-shkruhet në email.

Ndërkohë që rritje në rrogë premtohen, mesa duket janë parashikuar edhe shkurtime për të mbuluar shpenzimet. Krejt ndryshe shfaqet situata në vendin tjetër të rajonit…në Serbi. Presidenti Aleksandër Vuçiç, i ‘detyroi’ mjekët që të nënshkruajnë një kontratë pune për të qëndruar në detyrë për disa vite, në mënyrë që të përballohet situata e pandemisë së koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres edi rama spitali i durresit durres edi rama spitali i durresit

Sondazh

Poll