Politike

Raport i Dick Marty/ Komisioni i Posaçëm kërkon informacione nga 5 institucione shtetërore, afati për dorëzim përfundon m

18 Dhjetor 2020, 17:59 Nga DOSJA
Raport i Dick Marty/ Komisioni i Posaçëm kërkon informacione

TIRANË– Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Dick Marty ditën e sotme u është drejtuar 5 institucioneve për të marrë informacione mbi bashkëpunimin e institucioneve shqiptare me misionin e OKB në Kosovë, UMNIK dhe më pas me EULEX.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Shqiptarja.com shihet se kryetari i Komisionit, Ulsi Manja i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Prokurorit të Përgjithshëm dhe SHISH. Në kërkesën që u ka nisur insititucioneve të mësipërme Manja kërkon informacione të detajuara në lidhje me bashkëpunimin që e institucioneve shqiptare me misionin e OKB në Kosovë, UMNIK dhe më pas EULEX.

Ndërkohë nga  SHISH, Ulsi Manja kërkon që t’i vendosë në dispozicion kopje të dokumenteve që disponon lidhur me objektin e punës së komisionit. Sakaq ai ka drhuar edhe një letër  Olsian Çelës, ku kërkon që nga Prokuroria t’i vendoset në dispozicion çdo dokument që lidhet me ekzekutimin e letër-kërkesave të EULEX në Shqipëri dhe me veprimtarinë e kësaj Task-Force të bashkërenduar nga Prokuroria.

Sipas kërkesës, institucionet kanë afat që dokumentet ose inormacionet në lidhje me Dicky Marty kanë afat deri më  datën 11 janar për ti dorëzuar Komisionit të Posaçëm.

Po ashtu, në fillim të vitit të ri pritet të zhvillohen dhe seancat dëgjimore në varësi të informacioneve të sjella nga institucionet e mësipërme.

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty, ku u diskutua mbi planin e punës në vijim. Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi, kërkoi nga Komisioni që ish-anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty të vijë në Shqipëri në një seancë dëgjimore.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike raporti dicky marty ulsi manja raporti dicky marty ulsi manja

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2020, 16:09

TIRANË– Ministri i Brendshëm i dorëhequr, Sandër Lleshaj ka mirëpritur në zyrë pasardhësin e tij, Bledi Çuçi. Për këtë të fundit, Llesh...