Aktualitet

Ç’po ndodh? Prokurori i dosjes 184 ‘lëshon’ BOMBËN: As drejtësia e vjetër, as e reja dhe as të huajt s’donin që t

18 Dhjetor 2020, 19:09 Nga DOSJA

TIRANË– Prokurori Gentian Trenova, përgjegjës për dosjen 184 në Dibër ka lëshuar një deklaratë të fortë. Poshtë një shënimi të bërë nga gazetari Flamur Vezaj në Facebook, është shprehur se as drejtësia e vjetër, as e reja dhe as ndërkombëtarët nuk e dëshironin hetimin e “184-ës” por nuk ka përmendur emra konkretë se për kë e ka fjalën.

Vetëm pak minuta pas komentit të bërë dhe replikave me gazetarin, Trenova duket se e ka kuptuar që ka folur shumë dhe ka fshirë komentet e tij nga faqja e gazetarit.

BISEDA MES TYRE: 

Flamur Vezaj: Po pse nuk bëre veprime kur konstatove vjedhjet o Gentian Trenova, thuaj tani se nuk je pjesë e sistemit! Nuk doje përplasje me pushtetin? Nuk të lanë? Nuk doje të bëje rrëmujë? Besimi me Llallën apo Prela me Markun?

Gentian Trenova: As drejtësia e vjetër, as e reja, as të huajit në SHqipëri nuk donin hetimin e saj.

Flamur Vezaj: Ty kush nuk të la, të huajit apo cili çift nga këta shefat???

Prokuroria e Dibrës përfundon hetimet për dosjen 184. Hetuesit kanë vendosur që të dërgojnë në gjyq si të pandehur katër persona për shpërdorim detyre e kanosje zgjedhësish, ndërsa për disa zyrtarë që kanë blerë vota vepra penale çështja është pushuar. Bëhet fjalë për Imer Lalën, Dionis Imerajn dhe Arben Keshin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 flamur vezaj gentian trenova dosja 184 flamur vezaj gentian trenova

Sondazh

Poll