Aktualitet

Apeli VENDOSI 15 vite burg! Avokatët e Moisi Habilajt nuk e lënë me aq, të vendosur: Do çojmë çështjen në Gjykatë të

18 Dhjetor 2020, 18:51 Nga DOSJA
Apeli VENDOSI 15 vite burg! Avokatët e Moisi Habilajt nuk e lënë

ITALI– Një ditë më parë, Gjykata e Apelit në Katanias la në fuqi vendimin për dënimin e Gjykatës së Shpallës së Parë për Moisi Habilajn, i cili do të qëndrojë në burg për 15 vite.

Avokatët e shqiptarit të shpallur fajtor si drejtues i një rrjeti kriminal që kultivonte kanabis në Vlorë dhe më pas e trafikonte në Itali kanë bërë me dije se nuk do ta lënë çështjen me kaq. Në një prononzim për RTV Ora, ata kanë pohuar se sapo të njihen me motivet e vendimit të Apelit do ta çojnë çështjen në Gjykatën e Lartë.

“Gjykata e Apelit të Katanias brenda 90 ditëve do të depozitoj motivet e vendimit që dënuan me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilaj. Pasi të njihen me këto motive do të vendosim nëse cështjen do ta cojnë në Gjykatën e Cessazioni ( E Lartë) . Për momentin Moisi Habilaj vazhdon të qëndroj në arrest shtëpiak në banesën e një familjari të tij në provincën e Katanias për mungesë masë sigurie pasi krimi është kryer shumë kohë më parë,”-është shprehur avokatja Maria Caltabiano.

Pak para së të merrej vendimi i Apelit, Moisi Habilaj, pasi ishte mbajtur 954 ditë në burg dhe në maj të këtij viti u la në arrest shtëpie. Po ashtu mediat italianë bënë me dije, se gjatë gjykimit në Shkallën e parë, ai kishte pranuar që të bëhej “i penduar” dhe të tregonte “marrëveshjet” që kishte bërë me të afërmin e tij, ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali moisi habilaj vendimi per moisi habilajn itali moisi habilaj vendimi per moisi habilajn

Sondazh

Poll