Aktualitet

Vrasja HORROR e çiftit Pasho/ Dalin të tjera detaje: Bashkëshortët u vranë të veshur me pizhama

18 Dhjetor 2020, 18:36 Nga DOSJA
Vrasja HORROR e çiftit Pasho/ Dalin të tjera detaje:

ITALI– Të tjera detaje kanë dalë nga masakra që iu bë çiftit shqiptar në Itali, të cilët u gjetën të copëtuar nëpër katër valixhe, pranë burgut Solliçiano  ku vuante dënimin djali i tyre për trafik droge.

Nga mbetjet e gjetura në katër valixhet doli se Teuta kishte veshur një fustan dhe Shpëtimi pizhama. Ky detaj i ri, i bën hetuesit të mendojnë se ata janë vrarë në shtëpinë e tyre. Burri u godit me thikë në fyt, ndërsa gruaja u rrah barbarisht. Në mbetjet e veshjeve, ekspertët mjeko-ligjor po bëjnë të gjitha hetimet, duke përfshirë kërkimin për ADN të njerëzve të tjerë, për të gjetur një detaj për të identifikuar vrasësit.

Vajzat thonë se sa herë që prindërit e tyre vinin në Itali për mjekim ata merrnin me qira një apartament, herë në Firence, herë në Scandiçi, shkruan Corriere.

Tashmë kjo ngjarje nga mediat në vend njihet si “Misteri i Solliçiano”, pasi ende nuk dihet se fshihet pas krimit të rëndë, pasi trupat e viktimave para se të coptoheshin dhe të futeshin në valixhe ishin dhunuar.

Nga dita kur banori i zonës, Michele Adiletta, i cili gjeti valixhen e parë me trupat e viktimave, janë zbuluar detaje të reja dhe zbardhja e ngjarjes mund të jetë shumë afër për hetuesit italianë.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta.

Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëetuar, që u konfimuar më vonë. Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata.

Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plote të vrasjes maksabre të çiftit shqiptar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet detaje te reja shpëtim dhe teuta pasho detaje te reja shpëtim dhe teuta pasho

Sondazh

Poll