Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë, automjeti përplas këmbësoren, vdes në vend 75-vjeçarja

18 Dhjetor 2020, 17:07 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Vlorë, automjeti përplas

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku si pasojë ka humbur jetën një grua në moshën 75-vjeçare.

Policia bën të ditur se drejtuesi i mjetit me iniciale P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë ka përplasur për vdekje shtetasen me iniciale S.G, e cila po lëvizte në këmbë.  Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë: 

Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore aksident ne vlore

Sondazh

Poll