Aktualitet

Kapet peshkaqeni i rrezikshëm në Vlorë, peshon mbi 1 ton (FOTO)

18 Dhjetor 2020, 17:14 Nga DOSJA
Kapet peshkaqeni i rrezikshëm në Vlorë, peshon mbi 1 ton (FOTO)

VLORË– Një peshkaqen gjigand që peshon rreth 1 ton është kapur nga peshkatarët  disa milje detare larg ishullit të Sazanit.

Peshkatari Petrit Lamani ka treguar se anija e tij kishte tre dite në det dhe sot në orët e para të mëngjesit vunë re që diçka i tërhiqte.

Sipas tij, ky lloj peshkaqeni është një grabitqar i rrezikshëm, që jeton në një thellësi 500-600 metra. Ai është 6 metra i gjatë, ndërsa dhëmbët e mprehtë e kanë bërë të vështirë nxjerrjen e tij nga rrjetat.

Peshkatari i Vlorës tregon se ky peshkaqen është i rrallë, por nuk është hera e parë që në rrjetat e tij bie një specie e tillë, pasi në ujërat e Adriatikut ka peshkaqenë të mëdhenj, por jo kaq të rrezikshëm.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet peshkaqeni gjigand vlore kapet peshkaqeni gjigand vlore

Sondazh

Poll