Art&Argëtim

‘Me kujdes aty se…!’/ Ministrat e rinj marrin detyrën, paraardhësit i presin me porosi, Ekonomi me laps e letër në dor

18 Dhjetor 2020, 17:46 Nga DOSJA
‘Me kujdes aty se…!’/ Ministrat e rinj marrin detyrën,

TIRANË– Milva Ekonomi dhe Bledi Çuçi kanë marrë sot zyrtarisht detyrat e reja në kabinetin qeverisës. Ishte Ekonomi ajo që e mori e para detyrën e re si ministre e Bujqësisë  dhe Zhvillimit Rural, nga paraardhësi i saj Bledi Çuçi, i cili u emërua ministër i Brendshëm. Gjatë kalimit të stafetës nga Çuçi, duket sikur i jep këshilla koleges së tij, ndërsa ajo e fundit mban shënime për gjithçka thotë ai.

E njëjtat situatë është parë edhe tek Ministria e Brendshme. Sandër Lleshaj e ka pritur vetë jashtë godinës pasardhësin e tij dhe në një moment kapet duke diskutuar me të, ndoshta duke i dhënë “porositë” e fundit për detyrën e re.

Dy ministrat e rinj u emëruan nga kryeministri Edi Rama dhe u votuan me shumicë dje në Kuvend, pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Brendshëm të Sandër Lleshajt. Lleshaj dha dorëheqjen pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga Policia.

Në vend të tij, kryeministri Edi Rama zgjodhi Bledi Çuçin, një politikan me një profil të ulët brenda PS, ndërsa në vendin e tij, tek ministria e Bujqësisë u emërua Milva Ekonomi, ish-ministre e Ekonomisë në qeverinë Rama 1. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale bledi çuçi milva ekonomi bledi çuçi milva ekonomi

Sondazh

Poll