Politike

Osmani takon Bashën, kryedemokrati: Do të miratojmë rezolutën kundër gjenocidit serb, heqim traun te Rruga e Kombit. Drekon

18 Dhjetor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Osmani takon Bashën, kryedemokrati: Do të miratojmë

TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e nisi ditën e tretë të vizitës së saj në Shqipëri me një takim me kryedemokratin Lulzim Basha për tu pasuar me të me ish-kryeministrin Sali Berisha. Takimi i Osmanit me Bashën shtyu në kohë edhe takimin e parashikuar për në 11:30 me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe atë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Takimi i Osmanit me Bashën spikati për tonet e ngrohta të bisedës, por edhe dhuratat që të dy liderët politikë shkëmbyen me njëri-tjetrin.

Basha tha se diskutoi me Osmanin për një qendrim të unifikuar Tiranë-Prishtinë në arenën ndërkombëtare, pwr miratimin e një rezolute në Kuvendin e ri të Shqipërisë kundër gjenocidit serb, ndërsa e treta është vendimi për heqjen e traut tek Rruga e Kombit dhe heqja e pagesës në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Takimi me Sali Berishën nuk u zhvillua në zyrë por politikantë zgjodhën që të konsumonin një drekë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Berisha zbuloi para mediave se gjatë takimit ata diskutuan në lidhje me problemet që kanë dy vendet. Berisha përjashtoi mundësinë që tema e bisedës së tyre të ishte Rama por nuk qëndroi pa komentuar mosprezencën e tij në Kuvend për të cilën tha se e ka nderuar presidenten. Ish kryeministri tha se akti i mohimit me urdhër të Ramës në dokumentat e Parlamentit shqiptar të genocidit serb, është akt armiqësor ndaj çdo shqiptari dhe njerëzimit, që nuk njeh falje ndaj dënimit e krimeve kundër tij dhe genocidin ndaj një kombi mbi baza raciste.

Osmani u takua dhe me Veliaj, i cili  i dorëzoi edhe “Çelësin e Qytetit”. Gjatë takimit shtatorja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova do të vendoset së shpejti në Tiranë, si një vlerësim për gjithçka bëri në Kosovë dhe mbarë shqiptarinë, u tha gjatë takimit të Osmanit dhe Veliajt.

Ky ishte dhe takimi i fundit i Presidentes Vjosa Osmani në Shqipëri. Gjatë tre ditëve ajo takoi Pjerin Ndreun, presidentin e vendit Ilir Meta, Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, Kryeministrin Edi Rama ndërsa sot takoi Bashën, Veliaj dhe Berishën.

(F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike osmani viziton shqiperine vjosa osmani osmani viziton shqiperine vjosa osmani

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2020, 16:09

TIRANË– Ministri i Brendshëm i dorëhequr, Sandër Lleshaj ka mirëpritur në zyrë pasardhësin e tij, Bledi Çuçi. Për këtë të fundit, Llesh...