Aktualitet

FOTOT/ Me dorën mbi Kushtutetë, betohen dy ministrat e rinj, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi

18 Dhjetor 2020, 12:23 Nga DOSJA
FOTOT/ Me dorën mbi Kushtutetë, betohen dy ministrat e rinj, Bledi

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar sot ceremoninë e betimit të dy ministrave të rinj të kabinetit Rama, Bledar Çuçi si Ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomit si Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Presidenca njofton se të dy kanë bërë betimin dhe kanë vendosur dorën mbi Kushtetutë.

NJOFTIMI I PLOTË I METËS: 

18 dhjetor 2020

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot në mesditë ceremonia e betimit të anëtarëve më të rinj të kabinetit qeveritar, Ministrit të Brendshëm, zotit Bledar Çuçi dhe Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zonjës Milva Ekonomi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Ministri Çuçi dhe Ministrja Ekonomi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Kreu i Shtetit u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministrit të Brendshëm Çuçi dhe Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Ekonomi, duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja e të rëndësishme. Në ceremoni, ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, zoti Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet betimi i ministrave tek meta bledi cuci minister i brendshem ilir meta milva ekonomi betimi i ministrave tek meta bledi cuci minister i brendshem ilir meta milva ekonomi

Sondazh

Poll