Aktualitet

Pushime më të gjata/ Ministrja Evis Kushi: Viti i ri shkollor nis më 11 janar 2021

18 Dhjetor 2020, 11:57 Nga DOSJA
Pushime më të gjata/ Ministrja Evis Kushi: Viti i ri shkollor nis

TIRANË– Pas përfundimit të pushimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, Ministrja e Arsimit dhe Sportiti, Evis Kushi ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë më 11 janar.

Kushi ndodhej ditën e sotme në komunën e Pustecit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Kushi deklaroi se ky është një vendim i marrë në bashkëpunim me Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.

Që prej 1 dhjetorit në shkolla ka nisur mësimi i alternuar, me prani fizike në shkollë dhe online. Ndërkaq në universitete studentët po e zhvillojnë mësimin tërësisht online.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi viti i ri shkollor 2020-2021 evis kushi viti i ri shkollor 2020-2021

Sondazh

Poll