Aktualitet

Çuçi ministër i Brendshëm, Artan Hoxha: Bledi më ka marrë në pyetje si hetues për shkrimet e mia, më ndoqi tre padi kur

18 Dhjetor 2020, 12:08 Nga DOSJA
Çuçi ministër i Brendshëm, Artan Hoxha: Bledi më ka

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar si një veprim të drejtë emërimin e Bledi Çuçit në postin e Ministrit të Brendshëm. I ftuar në AbcNews, Hoxha tha se më herët ku u vu në drejtim të Ministrisë së Bujqësisë, ai është habitur nga kjo gjë. 

Gazetari shtoi se ka bërë habi për faktin se Çuçi ka qenë oficer i policisë gjyqësore sapo ka mbaruar gjyqësorin, pranë prokurorisë së Tiranës. Hoxha tregoi se vetë atij i ka rastisur të punojë me të sepse ka pasur 3 padi, 2 që janë ndjekur direkt nga Çuçi, nga kryeministri i vendit, zv/ kryeministri dhe një ministër i PS-së (në vitin 2000).

“Mendova se do të ishte ndonjë emër i panjohur që vjen nga institucione apo ambiente që nuk i njohim, por bëri një zgjidhje tjetër. Besoj se këtë e bëri për të shmangur një mos dekretim nga Presidenti, dy personazhe që janë dekretuar më parë nga Presidenti. Nuk mendoj se kërkon një dorë të fortë, por një ministër që të jetë i qartë për detyrën e vet dhe të ndajë qartësisht përgjegjësitë që ka ky dikaster me policinë, jo një ministër që merr edhe rolin e drejtorit të përgjithshëm. Unë jam çuditur pse Çuçi u zgjodh ministër Bujqësie, jo i Brendshëm. Mes atyre që ka Rama në kabinet, është më optimali për ta çuar në atë dikaster. Sepse në CV-në e tij, kanë thënë ku ka punuar është marrë me reformën zgjedhore, etj, por Çuçi ka qenë oficer i policisë gjyqësore sapo ka mbaruar gjyqësorin, pranë prokurorisë së Tiranës. Mua më ka rastisur se kam pasur 3 padi, 2 që janë ndjekur direkt nga Çuçi, nga kryeministri i vendit, zv/ kryeministri dhe një ministër i PS-së, flas për vitin 2000, kur kodi penal parashikonte që shpifja ishte me burg. Jo thjeshtë jam marrë në pyetje nga Bledi Cuci, kanë qenë të treja prcocese, që 2 shkuan në gjykatë. Proceset i fituam. Aty e kam njohur Çuçin, rrethanat nuk do të doja të ishin ato. Bledi bënte hetimin, pyetjet, merrte deklarimet e mia. Ishte pa eksperiencë sapo kishte nisur. Çuçi në të gjithë atë cështje ka ndjekur detyrën që i ka lënë prokurori rreptësisht, nuk ka mbajtur anë. Artikulli ka qenë “trafiku me kontrabandën e hidrokarbureve”. Pjesa kryesore e hetimit drejtuar nga Çuçi ka qenë nga e kisha marrë unë informacionin dhe personazhet që përmendja në shkrim kishin lidhje. Në proces u thirrën zyrtarë të lartë të ministrisë së Brendshme. Nga ajo kohë kam mbajtur kontakte me Çuçin, më pas shkoi kancelar. Çuçi ka edhe një avantazh, duke ardhur nga policia gjyqësore, ai njeh, ka qenë në koherecë me metodat e hetimit, ngjarjet,”- tregoi Hoxha.

Dosja.al bëri një profil të ministrit të ri Bledi Çuçi ku evidentoi pikërisht shkollimin e tij. Çuçi ka qenë student i Akademisë së Ministrisë së Brendshme. Akademia kishte 3 degë, Polici, Kufi dhe Sigurim. Njëra degë të bënte oficer i policisë së rendit dhe krimit, e dyta oficer të policisë kufitare dhe e treta oficer të Sigurimit të Shtetit. Pikërisht të tretën ka zgjedhur Bledi Çuçi. Në vitin 1989 deri ne 1992, ai ka studiuar për t’u bërë oficer i Sigurimit, që në atë kohë njiheshin si “sigurimsa”. Por nuk e mbaroi. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha bledi cuci minister i brendshem artan hoxha bledi cuci minister i brendshem

Sondazh

Poll