Bota

Macron “dorëzohet” ndaj jelekverdhëve, ul taksat, 5 premtimet që iu jep francezëve

26 Prill 2019, 07:33 Nga DOSJA
Macron “dorëzohet” ndaj jelekverdhëve, ul taksat, 5

Francë- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron së fundmi ka deklaruar se do të ulen taksat për francezët. Duhet të themi se kjo deklaratë e tij erdhi pas protestave të njëpasnjëshme të “jelekverdhëve” në Francë kundër rritjeve të çmimeve. Ai theksoi në konferencën që zgjati 150 minuta se francezët do të duhej të punonin më gjatë dhe t’i jepnin rëndësi punës pasi shteti tani do të ketë kosto të larta.

Macron deklaroi se shpenzimet qeveritare do të ishin maksimale me këto ulje taksash dhe se bëri thirrje që francezët  të punonin më gjatë për të paguar kontribute sociale. Ai theksoi se francezët punojnë vetëm 35 orë punë në javë.

[sgallery url=”https://dosja.al/macron-dorezohet-ndaj-jelekverdheve-ul-taksat-5-premtimet-qe-iu-jep-francezeve/”]

Presidenti 41-vjeçar, një ish-bankier i investimeve dhe ministër i ekonomisë, tha se donte një ulje të ndjeshme në taksat mbi të ardhurat, duke theksuar se kjo masë do të kushtojë rreth 5 miliardë euro dhe do financohet nga boshllëqet e disa kompanive. “Ne duhet të punojmë më shumë, e kam thënë më parë”, tha Macron. “Franca punon shumë më pak sesa fqinjët e saj. Ne duhet të kemi një debat të vërtetë për këtë”, shtoi ai.

5 premtimet e Macron-it

1- Një “ulje e ndjeshme” në tatimin mbi të ardhurat me vlerë 5 miliardë euro, financuar nga shkurtimet e shpenzimeve.

2-Ulja e taksës për rrogat më pak se 2,000 euro në muaj, por kontibutet në sigurimet shoqërore do të jenë të njëjta.

3- Qeveria më e decentralizuar.

4-Zgjerimi i përfaqësimit proporcional në zgjedhje, dhe mbajtja e referendumeve.

5-Heqja e universitetit ENA, e cila ka trajnuar drejtuesit politikë dhe drejtuesit e industrisë.

Lindja e protestave në Francë

Dhjetëra viktima numërohen deri më tani nga protestat dhe demonstratat në Francë. Fillimisht qytetarët u ngritën kundër Macron për rritjen e çmimit të karburantit. Në mbështetje të jelekverdhëve dolën edhe studentët.  Më tej kërkesat e tyre u rritën dhe kërkonin edhe  përmirësimin e kushteve të jetesës, uljen e pabarazisë dhe varfërisë në vend.

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emmanuel macron protesta e jelekverdheve taksa në francë emmanuel macron protesta e jelekverdheve taksa në francë

Sondazh

Poll