Aktualitet

FAJTOR/ Premtoi informacione për Tahirin! Gjykata e Apelit të Katanias jep vendimin. Dënon me burg Moisi Habilajn, “bossi i

17 Dhjetor 2020, 21:21 Nga DOSJA
FAJTOR/ Premtoi informacione për Tahirin! Gjykata e Apelit të Katanias

ITALI– Gjykata e Apelit në Katania ka lënë në fuqi vendimin për të dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. “Konfirmohet vendimi dhe dënohet i pandehuri,”-janë shprehur togat e zeza në seancën e sotme.

Sipas mediave italiane, për trafikantin shqiptar të drogës, vendosën që të mos e ndryshojnë vendimin e shkallës së parë dhe të mos bëjnë asnjë ulje në dënium. Habilaj do të qëndrojë brenda katër mureve të qelisë për 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë, ashtu siç u caktua edhe më 19 qershor 2019.

Para se të merrej vendimi, Moisi Habilaj ishtë caktuar në “arrest shtëpie” në fund të majit, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave. Për disa muaj, trafikanti i drogës ka qenë në shtëpinë e një kushëriri në krahinën e Catanias.

Habilaj ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij. Ndërkohë janë marrë ende vendimet për anëtarët e tjerë të grupit.

Nazer Seitaj i konsideruar si financieri i është dënuar me 7 vite, 4 muaj e 26 ditë burg, e 1 vit më shumë se sa kishte kërkuar pala akuzuese; Meridian Sulaj, me 8 vite e 4 muaj burg; Antonino Riella me 14 vite burg; Vincenzo Spampinato me 10 vite e 2 muaj burg; Angelo Busacca me 7 vite e 4 muaj burg; Gianluca Passavanit me 4 vite e 10 mijë e 667 euro gjobë; Giuliano Rosario 2 vite, 4 muaj burg e gjobë 4 mijë e 700 euro ndërsa Giuseppe Grebo 3 vite e 4 muaj burg e 4 mijë e 760 euro gjobë.

Gjatë gjykimit në shkallën e parë, Habilaj kishte vendosur të fliste me magjistratët për të pranuar disa akuza dhe për t’u dhënë atyre informacione për çdo përfshirje të mundshme të kushëririt të tij në trafikun e drogës, pra ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Megjithatë, në artikullin e medias italiane sqarohet edhe njëherë se Prokuroria e Katanias i mbylli hetimet për të.

Grupi i trafikantëve të drejtuar nga Habilaj akuzohet se ka kaluar sasi të mëdha marijuane nga brigjet shqiptare drejt Italisë, por edhe armë.

“Nëse vini në Shqipëri – thoshte Habilaj në përgjime – do të kuptoni që policia është e korruptuar. Ndonjëherë është vetë shefi që na ndihmon të ngarkojmë thasët”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi per moisi habilajn moisi habilaj gjyqi per moisi habilajn moisi habilaj

Sondazh

Poll