Aktualitet

U gjetën të coptuar nëpër valixhe, avokatja e djalit të çiftit rrëfen bisedën e fundit me të: Ishte i shqetësuar për

17 Dhjetor 2020, 21:03 Nga DOSJA
U gjetën të coptuar nëpër valixhe, avokatja e djalit të

ITALI– Sabina Del Fio, avokatja e  Taulant Pashos, djalit të çiftit shqiptar, trupat e të cilëve u gjendët të shpërndarë në katër valixhe në Italia, ka treguar se çfarë i ka treguar ai në kohën kur prindërit e tij u shpallën të zhdukur.  Fio ka treguar se ai i ka thënë se ishte e çuditshme që prindërit e tij nuk i përgjigjeshin në telefon dhe ishte i shqetësuar për ta.

“Taulanti më telefonoi për një kafe në gjykatë në Firence. Ishte hera e fundit që e pashë. Folëm për problemet e tij ligjore, por më tregoi edhe për familjen e tij. Më tha se ishte sjellje e çuditshme e prindërve të tij, pasi ata i përgjigjen gjithmonë në telefon. Jam i shqetësuar, prindërit e mi janë zhdukur prej ditësh, askush nuk e di ku janë. Nuk përgjigjen në telefon, është e çuditshme, prindërit e mi nuk sillen kështu,” -kujton avokatja.

Gjithashtu, ajo ka treguar se ai e ka telefonuar sërish, pas dy vitesh me një numër anonim, ku i kishte thënë se ishte i dëshpëruar për fatin e prindërve të tij.

“Më ka marrë edhe para dy ose tre vitesh. Taulanti më telefonoi nga një numër anonim. Ishte telefonatë e shkurtër. Më pyeti për akuzat ndaj tij. Më tha se nuk kishte para dhe se ishte i dëshpëruar për fatin e prindërve të tij, për të cilët nuk dinte asgjë,”-ka thënë ajo. 

Ndërkohë, Taulanti ishte arrestuar për drogë në Itali dhe priste që të dilte ditën kur edhe u zhdukën prindërit e tij. Taulant Pasho doli në arrest shtëpie, por u largua nga Italia duke lënë aty dy motrat dhe një të dashur. Tashmë ai është në burg në Zvicër, jo për çështje droge, por për vjedhje.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet taulant pashos vrasja e ciftit ne itali taulant pashos vrasja e ciftit ne itali

Sondazh

Poll