Aktualitet

RRËQETHËSE! Nëna e Enea Ftoit tregon fotot tronditëse: Vdekjen e mësuam në gjyq, dolëm me ulërima

17 Dhjetor 2020, 20:21 Nga DOSJA
RRËQETHËSE! Nëna e Enea Ftoit tregon fotot tronditëse:

TIRANË- Nëna e Enea Ftoit, të riut nga Korça që u dhunua për vdekje në qelitë e paraburgimit nga policia.

E ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, ajo tha se djali i saj 27-vjeçar është dhunuar barbarisht, madje ka treguar edhe fotot e trupit të pajetë të të birit. 

“Ai u arrestua pasi u tha se kishte vjedhur një varëse. Tregonte gjithë pazari për dhunën barbare ndaj djalit gjatë arrestimit. Tani nuk flasin se kanë frikë. Dhuna ndaj djalit ka qenë barbare. Në trupin e tij ka shenja dhune. Krahun e ka të thyer. Në komisariat ka kamera sigurie, por në kohën kur u vra ai, nuk kishte. Ai i ka thënë të shoqes se e kanë dhunuar,” tha ajo.

Sipas saj, familja e ka marrë vesh vdekjen e Enea Ftoit në sallën e gjyqit, duke shtuar se edhe bashkëshorti i kishte ndërruar jetë për shkak të dhimbjes. 

‘Në sallën e gjyqit e kemi marrë vesh që kishte vdekur. Kemi dalë me ulërima. Gjuhën ia kanë prerë me gërshërë. Kur vdes një njeri, nuk i del gjak nga koka. Atij i dilte gjak nga koka. Ai ishte i gjakosur në të gjithë trupin. Edhe kufoma e tij është trajtuar padenjësisht. Edhe burri më vdiq nga dhimbja për djalin,”-shtoi ajo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enea ftoi enea ftoi

Sondazh

Poll