Aktualitet

Shqiptari vrau gruan, vajzën dhe më pas veten/ Flasin fqinjët: Çifti ishte drejt ndarjes, ziheshin se kush do merrte shtëpi

17 Dhjetor 2020, 19:51 Nga DOSJA
Shqiptari vrau gruan, vajzën dhe më pas veten/ Flasin fqinjët:

GJERMANI– Pas ngjarjes së rëndë në gjermani ku një shqiptar i Kosovës vrau gruan, vjazën dhe veten, ka ardhur edhe dëshmia e fqinjëve.

Mediat gjermane raportojnë se një banor i lagjes ka treguar se familja në fjalë kishin prejardhje nga Kosova dhe jetonin në Isselburg prej vitesh.

Fqinji ka treguar se çifti shqiptar ishte drejt divorcit dhe konfliktoheshin se kush do e merrte shtëpinë.

Unë e njoh mirë familjen. Fatkeqësisht ka pasur një mosmarrëveshje për një kohë të gjatë. Ishte në lidhje me divorcin dhe kush duhet të merrte shtëpinë”, është shprehur fqinji.

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e sotme nga mediat gjermane, ku 51-vjeçari vrau gruan e tij 46-vjeçare dhe vajzën e tij 17-vjeçare. Pasi ka vrarë gruan dhe vajzën, ai ka varur veten me një litar në verandën e shtëpisë.

E vetmja që ka shpëtuar është vajza tjetër e çiftit, një 14-vjeçare, e cila ishte mbyllur në dhomë tjetër në momentin e krimit. Ajo është nën kujdesin e mjekëve dhe psikologëve.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brru vret gruan dhe vajzen flasin fqinjet krim ne gjermani brru vret gruan dhe vajzen flasin fqinjet krim ne gjermani

Sondazh

Poll