Art&Argëtim

Përplasje tavolinash, pije dhe armë/ Stresi publikon pamjet nga ditët e arratisë në Kosovë, në mes të shokëve reperi nu

17 Dhjetor 2020, 07:46 Nga DOSJA
Përplasje tavolinash, pije dhe armë/ Stresi publikon pamjet nga

TIRANË-Stresi është në arrati! Gjatë kohës kur u shpall në kërkim nga policia e shtetit pasi organizoi protestën për vrasjen e 25-vjeçarin Klodian Rashën, Stresi u fsheh në Kosovë. Këtë e ka treguar dhe në një intervistë për ‘Prive’ ku ka falenderuar miqtë që e ndihmuan të shkonte deri në shtetin fqinj.

Mesa duket Stresi ka kaluar një kohë të mirë në Kosovë ku së bashku me miqtë të cilët nuk i nxjerr me fytyrë ka pirë, thyer gota si dhe janë argëtuar me muzikë të mirë.

Stresi shihet të mbajë në dorë kallashnikov të cilin nuk e lëshon nga dora për asnjë moment.

Ndërkohë reperi është në kërkim nga policia e shtetit. Pavarësisht se ai ka treguar vendndodhjen efektivët ende nuk kanë mundur ta lokalizojnë atë.

(a.b)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz stresi stresi

Sondazh

Poll