Art&Argëtim

“Më dërguan në shkollë ushtarake me detyrim dhe u arratisa”/ Nik Xhelilaj kthehet pas në kohë: Babai nuk më ka folur

17 Dhjetor 2020, 12:22 Nga DOSJA
“Më dërguan në shkollë ushtarake me detyrim dhe u

TIRANË- Aktori shqiptar Nik Xhelilaj ka folur për fëmijërinë  e tij. Në një intervistë që ka bërë në eminsionin “Pardon my feench” në Top Albania Radio ai është rikthyer pas në kohë ku ka folur për fëmijërinë e tij dhe për kohën ku prindërit e kanë dërguar në një shkollë ushtarake në Turqi. Ai ka thënë se nuk dëshironte të qëndronte atje dhe se është arratisur nga shkolla. Ai tha se ky veprim e mërziti të atin dhe se nuk i ka folur për 6 muaj rresht.

“Kam qenë 14 vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi kur isha në Shqipëri në mars, para se të ikja më thotë mami “jo jo… unë aplikova emrin tënd…” edhe që të më vinte nga mami kjo surprizë nuk e dija, paska qenë mami fajtore… Në ato vite më kujtohet rruga që bëja nga Pallati Kulturës deri në Stamboll me autobus dhe në ’97-98 unë e lashë shkollën, vetëm 4 muaj qëndrova dhe u arratisa, e kisha të vështirë se isha i vetmi që vija nga Tirana. Nja 6 muaj nuk më ka folur babai. Ai i shkreti nja tre muaj rrjesht blinte biletën që të nisesha të hënën për Stamboll”, rrëfeu Xhelilaj.

Ndërkohë që në lidhje me karrierën Xhelilaj ka thënë se ka marrë pjesë në një serial gjerman i cili do të dalë mars për publikun.

 “Projekti më i ri do të jetë një serial gjerman, do të jetë një rol episodik, i cili titullohet “We Children From Bahnhof Zoo”. I frymëzuar nga libri me të njëjtin emer i  vitit 1978, i cili është përshtatur edhe më parë në film. Në këtë projekt nuk do të kem rolin e protagonistit, por do të jem në çdo seri. Seriali del në mars, në Amazon Prime”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz nik xhelilaj nik xhelilaj

Sondazh

Poll