Art&Argëtim

Jennifer Lopez bën të famshëm djalin nga Kosova, duke e vlerësuar për kërcimin që kishte publikuar/ Mesazhi i tij: Tani d

16 Dhjetor 2020, 21:22 Nga DOSJA
Jennifer Lopez bën të famshëm djalin nga Kosova, duke e

KOSOVË– Ardit Nreca është një djalë nga Kosova, i cili ka tërhequr vëmendjen e mediave, për shkak të kërcimit të tij, i cili është shpërndarë dhe nga këngëtarja e famshme Jennifer Lopez.

Sipas mediave të huaja, kërcimi i tij është pëlqyer nga këngëtarja, e cila e shpërndau në profilin e saj në Instagram, madje së fundmi ka nisur një sfidë të re me koreografinë e Arditit. Sakaq, Arditi është shprehur i lumtur nga gjesti i këngëtares së famshme për të dhe i ka dedikuar një shkrim, ku e ka falenderuar që i hapi rrugën për të ndjekur ëndrrën e tij.

“Dhe një nga ëndrrat e mia u bë realitet! Ishulli im Jennifer Lopez krijoi një sfidë të re me këngën e saj “In the morning”, me koreografinë time. ajo më pikasi mua, nisi të më ndiqte në të gjitha rrjetet sociale dhe kërceu koreografinë time.  Pjesa më e bukur është që unë falë saj mund të nis karrierën që gjithmonë e kam ëndërruar. Gjithmonë më kanë përqeshur pse kisha një idhull dhe isha fans, por ata nuk e dinin që ajo më ka shpëtuar jetën në shumë mënyra.  Tani do nis karrierën falë mbështetjes që ajo më dha. Falenderoj Jenniferin, fansat e saj, familjen, miqtë e mi, shqiptarët që më mbështetën në rrjete sociale, mediat. Jam i bekuar dhe më pret një e ardhme e ndritur”, shkruan Arditi.

Postimi i plotë:

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ardit nreca jennifer lopez ardit nreca jennifer lopez

Sondazh

Poll