Bota

UÇK në Hagë/ Vazhdojnë hetimet! Prokuroria s’ka ende një datë përfundimtare për mbylljen e hetimeve

17 Dhjetor 2020, 17:01 Nga DOSJA
UÇK në Hagë/ Vazhdojnë hetimet! Prokuroria s’ka ende

KOSOVË– Prokuroria nuk ka ende një datë për përfundimin e hetimeve. Lajmi është bërë me dije në konferencën e mbajtur mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë, ku organi hetues ka kërkuar që puna e tyre të mos ndërpritet, duke shtuar se dosjen do ta dorëzojnë në muajin korrik me kushtin që gjyqi të fillojë në muajin shtator të vitit 2021.

Ndërkohë, kjo është kundërshtuar nga avokatët, sipas të cilëve një gjë e tillë nuk mundëson gjykim të drejtë. Megjithatë, pavarësisht prokurori Allan Tiger insistoi se është në interes të drejtësisë që hetimet të vazhdojnë, për shkak të paraqitjes së dëshmitarëve të cilët tani mund gjejnë kurajo për t’i dhënë informacionet e tyre si dhe gjetjes së disa materialeve të rëndësishme që sipas tij kanë qenë të fshehura.

Tiger nuk i dha gjyqtarit një datë për fundin e hetimeve e kjo sipas tij nuk ndikon negativisht në përgatitjen e një gjykimi të shpejtë.

LAJM KRYESOR: Gjithçka mbi seancën në Hagë, dalin për herë të tretë ish-drejtuesit e UÇK-së

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni allan tiger kosova ne hage allan tiger kosova ne hage

Sondazh

Poll