Rajoni

Kosova në Hagë/ 4 ish-zyrtarët dalin për herë të tretë para tribunalit, përplasje në seancë. Prokuroria: Ju kemi çuar 3000 dokumente, gjyqi në shtator 2021! Avokatët: Na pickoni, çmenduri, letrat s’janë në rregull, duam 18 muaj kohë

Katër ish-zyrtarët e UÇK-së dalin para gjykatës së Hagës për herë të tretë. Thaçi lihet në burg, rrëzohet kërkesa për gjykim në liri. Paralajmërohet e njëjta gjë edhe për Krasniqin dhe Selimin. Debat në seancë për dokumentet e dorëzuara dhe për nisjen e procesit të gjykimit.
Featured image of article: Kosova në Hagë/ 4 ish-zyrtarët dalin për herë të tretë para tribunalit, përplasje në seancë. Prokuroria: Ju kemi çuar 3000 dokumente, gjyqi në shtator 2021! Avokatët: Na pickoni, çmenduri, letrat s’janë në rregull, duam 18 muaj kohë

TIRANË– Për herë të tretë! Katër ish-zyrtarët e UÇK-së, ish- presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë dalë para tribunës së Gjykatës Speciale. Seanca e sotme u zhvilluar me debate dhe përlasje mes prokurorisë dhe palëve mbrojtëse.

Kërkesa e Thaçit për tu gjykuar në liri u rrëzua, duke e lënë ish-Presidentin në qeli këtë fundivit për festat dhe Krishtlindje. Mbrojtja e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka përsëritur kërkesën e tyre të parë që kanë pasur, për nisjen e gjykimit të në verën e vitit 2022, 18 muaj më pas, pork jo gjë është kundërshtuar nga Prokuroria.

Prokuroria tha se në muajin korrik mund të përfundojnë hetimet dhe në muajin shtator të vitit 2021 të nisë procesi gjyqësor. Avokatët e konsideruan absursde që të kishin kohë vetëm tre muaj për të shqyrtuar dosjet pas përfundimit të hetimeve. Madje David Hooper, e konsideroi një çmenduri këtë fakt duke shtuar se ‘më vjen të pickoj veten nga kjo që dëgjova’.

Përplasje mes avokatëve dhe prokurorisë pati edhe për dokumentacionin e dorëzuar. Prokuroria tha se janë dorëzuar për rreth 300 dokumente me gjithçka të sqaruar, por avokatët e kundërshtuan këtë gjë. Hooper dhe Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit tha se dosjet janë të pasakta, pasi flitet për krime ndërsa nuk përcaktohet ç’lloj krimi është dhe cili person i adresohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndalni gijotinën. Për çështje të tilla duhen të paktën 3 vjet kohë,”- tha Emmerson. Gjykata paralajëmroi se do të rrëzonte gjykimin në liri edhe për dy të tjerët, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Kadri Veseli nuk e ka bërë një kërkesë të tillë.

Seanca e fundit u zhvillua më datë 18 nëntor, ku pati diskutime të zjarrta mes palëve. Së fundmi është konfirmuar aktakuza për dy të tjerë, Nesim Haradinajn dhe Hysni Gucatin. Seanca për Haradinajn dhe Gucatin do të zhvillohet nesër (18 dhjetor) në orën 14:00.Gucati dhe Haradinaj akuzohen për pengim të drejtësisë.

Ndërsa ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Veselin,  Krasniqin e Selimin akuzohen për krime lufte. Mbi ta rëndojnë akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave.

(f.m/dosja.al)

  • 18:01

    Prokuroria nuk ka ende një datë për përfundimin e hetimeve. Lajmi është bërë me dije në konferencën e mbajtur mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë, ku organi hetues ka kërkuar që puna e tyre të mos ndërpritet, duke shtuar se dosjen do ta dorëzojnë në muajin korrik me kushtin që gjyqi të fillojë në muajin shtator të vitit 2021. Ndërkohë, kjo është kundërshtuar nga avokatët, sipas të cilëve një gjë e tillë nuk mundëson gjykim të drejtë. Megjithatë, pavarësisht prokurori Allan Tiger insistoi se është në interes të drejtësisë që hetimet të vazhdojnë, për shkak të paraqitjes së dëshmitarëve të cilët tani mund gjejnë kurajo për t’i dhënë informacionet e tyre si dhe gjetjes së disa materialeve të rëndësishme që sipas tij kanë qenë të fshehura. Tiger nuk i dha gjyqtarit një datë për fundin e hetimeve e kjo sipas tij nuk ndikon negativisht në përgatitjen e një gjykimi të shpejtë.

    Prokuroria nuk ka ende një datë për përfundimin e hetimeve. Lajmi është bërë me dije në konferencën e mbajtur mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë, ku organi hetues ka kërkuar që puna e tyre të mos ndërpritet, duke shtuar se dosjen do ta dorëzojnë në muajin korrik me kushtin që gjyqi të fillojë në muajin shtator të vitit 2021.

    Ndërkohë, kjo është kundërshtuar nga avokatët, sipas të cilëve një gjë e tillë nuk mundëson gjykim të drejtë. Megjithatë, pavarësisht prokurori Allan Tiger insistoi se është në interes të drejtësisë që hetimet të vazhdojnë, për shkak të paraqitjes së dëshmitarëve të cilët tani mund gjejnë kurajo për t’i dhënë informacionet e tyre si dhe gjetjes së disa materialeve të rëndësishme që sipas tij kanë qenë të fshehura.

    Tiger nuk i dha gjyqtarit një datë për fundin e hetimeve e kjo sipas tij nuk ndikon negativisht në përgatitjen e një gjykimi të shpejtë.

  • 13:07

    “Dosja do dalë 2-3 muaj para gjyqit”/ Përplasje në seancë, avokatët e Thaçit dhe Veselit kundërshtojnë Prokurorinë: Më vjen të pickoj veten, qesharake

    Sërish debate në seancën gjyqësore në Hagë. Prokuroria ka bërë me dije se dosja gjyqësore do të bëhet publike 2-3 muaj para se të nisë procesi i gjykimit. Në fjalën e saj gjatë senacës publike, prokurorja tha se dosja do të bëhet publike vetëm 2 ose tre muaj para, psi nevojitet shumë kohë për ta përgatitur. “Dosja gjyqësore do të bëhet publike 2-3 muaj para se të nisë procesi i gjykimit,”- tha ajo. Kjo gjë është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, përkatësisht Ben Emmerson dhe David Hooper. Të dy, njëri pas tjetrit thanë se nuk mjaftojnë dy apo tre muaj për të vlerësuar çështjen.   “Në rastin e Haradinaj, koha ishte më e kufizuar dhe zona më e kufizuar, edhe për Limaj e njëjta gjë. Nuk është çështje negociatash, është e drejta bazë minimale për një seancë të drejtë,”- tha Emerson. Ndërsa Hooper shtoi më tej se i vinte të pickonte veten kur e dëgjoi këtë gjë. “Kur Z. Gjykatës na drejtohet sa i takon fillimeve të gjykimit, vera e vitit 2022, nuk ishte një kërkesë për të hedhur poshtë kërkesën qesharake të prokurorisë. Afati 18 mujor është minimumi që na duhet për t’u përgatitur për çështjen. Kur dëgjoja prokurorin të thoshte që do dalë çështja dy-tre muaj para, doja të pickoja veten për të parë nëse isha këtu. Duhet të paktën 18 muaj para,”- tha Hopper.

  • 12:25

    Avokati i Thaçit: Ç’janë këto dokumente të papërshtatshme. Shkruajnë krime dhe nuk përcaktojnë për çfarë! Prokuroria: Kishim probleme teknike

    Avokati i Hashim Thaçit, Deavid Hooper ka deklaruar gjatë seancës gjyqësore se 300 faqet me dokumente që u janë dorëzuar. Ai shtoi se në dokumente shkruhet për krime dhe nuk përcaktohet se për çfarë krimesh bëhet fjalë, ndaj njerëzve apo jo. “Nuk mjaftojnë dhe janë të papërshtatshme. Nuk ka tregues për informacionin që jepet aty, për personin që shikon. Kur thotë për krimet bazë, nuk përcaktohet, çfarë lidhjesh, çfarë sjelljesh. Janë bërë punë në përgjithësi, dhe jo të specifikuara që e kemi ngritur si mbrojtje, Cili i akuzuar, pse nuk e specifikon është krim lufte apo kundër njerëzimit?”- tha Hopper. Ndërsa Prokurorja tha se dokuemntet u janë dërguar në dy gjuhë, por nuk u ka premtuar koha që tua dërgojnë dhe në formë elektronike. “Prokuroria i ka dorëzuar mbrojtjes mbi 3000 materiale. Kemi nxjerrë dhe deklaratat që kemi marrë nga të akuzuar në shqip dhe anglisht. Materialet e nxjerra përfshijë 1764 dokumente. Prokuroria po plotëson afatet e caktuara në përputhje me detyrimin dot, presim që paketën e dytë të materialeve t’ia dorëzojmë mbrojtjes pas pushimit të gjykatës. Për shkak të problemeve teknike marrësve nuk u është dërguar një njoftim elektronik”, tha Prokuroria.

Shto Koment