Bota

Navalny u helmua nga agjentët rus? Vladimir Putin e ironizon: S’është aq i rëndësishëm, po të donim do e kishim 

17 Dhjetor 2020, 15:27 Nga DOSJA
Navalny u helmua nga agjentët rus? Vladimir Putin e ironizon:

RUSI-Presidenti Vladimir Putin ka komentuar raportin e publikuar së fundmi në media, për helmimin e kreut opozitar Alexei Navalny, për të cilin akuzohen se kanë ‘gisht’ agjentët rus.

Sipas tij, këto janë pjesë e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për ta diskredituar figurën e kreut të shtetut duke shtuar me ironi kryeopozitari nuk është mjaftueshëm i rëndësishëm për të organizuar një helmim.

“Është një mashtrim për t’i sulmuar udhëheqësit (e Rusisë), është e drejtë që agjentët e sigurisë e kanë vëzhguar. Por kjo absolutisht nuk nënkupton që ai duhet të helmohet. Kujt i duhet ai? Nëse dikush do të donte ta helmonte, do ta kishin përfunduar si punë,”- shtoi presidenti rus.

Sakaq, gjatë raportimit për mediat, Putin, asnjëherë nuk e ka përmendur emrin Navalnyt në publik, duke iu referuar vetëm si “pacienti nga klinika e Berlinit”.

Alexei Navalny, është kreu i opozitës Rusi. Ai u dërgua nga Rusia në Berlin në muajin gusht, pasi u sëmur gjatë një fluturimi dhe u trajtua në spitalin Charite. Nga provat e dala nga laboratorët gjermanë është vërtetuar se ai është helmuar me agjent nervor, që ishin hedhur në pijen që konsumoi në hoteli ku qëndroi.

Ndërsa së fundmi në një raport të publikuar nga CNN-në është bërë e ditur se ai është helmuar nga agjentët rus për sigurinë shtetërore. Ndërsa, vetë Alexei Navalny, ka thënë se është i sigurt që është helmuar nga Vladimir Putin.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny vladimir putin alexei navalny vladimir putin

Sondazh

Poll