Bota

ME VIDEO: “E bëjmë për Allahun”/ Rrëmbejnë fëmijë nëpër Nigeri, dalin pamje të frikshme nga grupi terroris

17 Dhjetor 2020, 16:44 Nga DOSJA
ME VIDEO: “E bëjmë për Allahun”/ Rrëmbejnë

NIGERI-Boko Haramm, pjesëtar i një grupi terrorist të quajtur Abu Shekau, ka rrëmbyer javën e kaluar dhjetëra prej me shumë se 300 nxënësve në shkollën e Mesme Qeveritare Shkencore në shtetin veri-perëndrimor Katsina. DailyMail ka publikuar një video nga rrëmbimi, ku shfaqet një adoleshent duke folur në anglisht, i cili kërkon ndihmë.

‘Ne jemi kapur nga banda e Abu Shekau. Ju lutem, ju lutem, na duhet ndihma juaj”-ka thënë ai, ndërsa fëmijët e tjerë bërtasin para kamerës para se të përfundonte regjistrimi.

Video e plotë: 

Udhëheqësi i pakapshëm i grupit Shekau ka përsëritur pretendimin e Boko Haram, duke thënë se këtë veprim e kanë bërë për Allahun.

“Unë më herët publikova një audio që konfirmonte se njerëzit tanë bënin punën e Allahut, por njerëzit e mohuan atë. Këtu janë njerëzit e mi dhe fëmijët tuaj,”-ka thënë ai.

Xhihadistët e Shekau rrëmbyen rreth 330 fëmijë nga Shkolla e Mesme Qeveritare Shkencore e të gjithë djemve në shtetin veriperëndimor Katsina të premten e kaluar. Shekau, i cili qëndron,  pas rrëmbimit të 276 nxënëseve në Chibok në vitin 2014, më herët ka publikuar një audio ku ka shpjeguar pse djemtë ishin rrëmbyer. Ai tha se Boko Haram u përpoq të promovojë Islamin dhe të nxisë praktikant jo mysliman drejt fesë, pasi arsimi perëndimor nuk është i lejuar nga Allahu dhe Profeti.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boko haramm nigeri rrembimi i femijeve ne nigeri boko haramm nigeri rrembimi i femijeve ne nigeri

Sondazh

Poll