Art&Argëtim

Duan të më rrahin për EDI RAMËN! Stresi bën thirrje nga ARRATIA: Do ju shfaros të gjithëve o komunista! Pse më ndiqni me

16 Dhjetor 2020, 18:48 Nga DOSJA
Duan të më rrahin për EDI RAMËN! Stresi bën thirrje nga

TIRANË– Këngëtari Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, është shprehur se po ndiqet nga policia pa asnjë arsye, vetëm se ka bërë deklarata për Kryeministrin Rama.

Në një video-live në ‘Instagram’, Stresi ka treguar se nuk ndodhet në Shqipëri, por ai ka parë nga kamerat e pallatit të tij se po ndiqet nga shumë policë e përgjues, por kjo sipas Stresit është e kotë, pasi nuk do mund ta kapin dot kurrë. Ai ka thënë se nuk ka bërë asgjë të paligjshme gjatë protestës ku ka vetë qenë organizatori.

Sipas reperit , ai po përndiqet vetëm për shkak të deklaratave që ka bërë ndaj Kryeministrit Rama . Ai ka paralajmëruar se kjo do zgjidhet me 25 prill, ku sipas tij do jetë beteja më e madhe e popullt shqiptar për të rrëzuar Ramën.

Sa i përket fjalëve se Stresi i ka kërkuar falje policisë, ai e ka mohuar kategorisht këtë, duke thënë se nuk ka asgjë për të kërkuar falje.

Që ta dijë i gjithë populli shqiptar përse po përndiqem prej policisë është vetëm prej kryeministrit. Një kryeministër që merret me një person dhe që ka shtetin në dorë është shumë e lehtë. Por mos harro ka me ardhur dita e 25 Prillit dhe ka me ua kthye dhe kemi me ju shfaros prej tokës ditën e zgjedhjeve. Mbajeni mend, kemi me ju shfaros o komunista.

Unë nuk i kërkoj falje askujt. Kur të jem gabim kërkoj falje siç i ka hije burrit dhe djalit. Unë i kam vëllezërit e mi nëpër çdo cep të Shqipërisë dhe kanë me dalë për çdo protestë si me qenë dhe unë aty. Arkimed Lushaj nuk është tërhequr prej kauzës së vet. Me dasht kthehem kur të dua se nuk i kam bërë asgjë askujt, por kam informacionet e mia se si është duke më përndjekur policia.

Nuk dua t’i bie në dorë shtetit se shteti don të më rrahi, don me më vra, të gjitha t’i bën shteti me dasht. Me ia bër një njëriu që është qytetar si puna ime.  Policia ka qef me më rraf e sakatue. Fantazma nuk kapet”, thotë Stresi në Instagram.

Stresi ishte njëri prej organizatorëve të protestës për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie. Ai është i shpallur në kërkim nga policia për organizim proteste në kohë pandemie, nxitje dhune dhe thirrje për dhunë e akte të tjera në kundërshtim me ligjin. Herë pas here, Stresi ka dalë në video-live nga arratia, ku i bën thirrje policisë të mos e kërkojë, pasi nuk ka bërë asgjë të paligjshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz protesta per klodian rashen stresi deklarate per ramen protesta per klodian rashen stresi deklarate per ramen

Sondazh

Poll